Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Armand Shkullaku
Gjushi- show i të enjtes mbrëma në Opinion, ishte dëshmia më e dëshpëruar e Edi Ramës të gjendur në një hall të madh. Katandisja e strategut të Rilindjes, nga propaganda e sofistikuar dhe e kushtueshme, tek thirrja në ndihmë e ?origjinalitetit popullor? të një qerratai, me trapin e të cilit do të kalojë lumin e skandaleve, është shkalla e fundit e degradimit të një pushteti.
Procesi i shpërbërjes së organizatës së Rilindjes, po nxjerr në pah anët më të errëta të një sistemi, që tashmë e ka të pamundur të bëjë demarkacionin e kufijve të vet nga ato të krimit. Çdo veprim i policisë apo i prokurorisë, edhe nën kontrollin politik ku gjenden ato, po çon pashmangshmërisht tek një emër i fuqishëm, anëtar i organizatës së Rilindjes, që lidhet me fije të dyshimta me botën e krimit.
Ish deputetë që rezultojnë të implikuar në afera korruptive apo në shërbim të nevojave të trafikantëve, familjarë të tyre të përfshirë direkt në blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, ministra dhe kryetarë bashkish të dyshuar dhe të dënuar për vepra të rënda penale, drejtues policie ?kolegë? me emra të njohur të nëntokës, kudo që ta prekësh, organizata do të kutërbojë moçalin ku ka lëshuar rrënjët e pushtetit të saj. Skandal në Krujë, skandal në Vlorë, skandal në Durrës, skandal në Elbasan, skandal në ministrinë e Brendshme, skandal me deuptetët, skandal në drejtorinë e burgjeve, skandal me pronat, ? Dhe të gjitha këto janë vetëm një pjesë e vogël, që ka nisur tashmë të dalë në sipërfaqe nga procesi i shpërbërjes që ka prekur organizatën.
Kryetari i saj, Edi Rama, është i ndërgjegjshëm për këtë proces. Çdo ditë e më shumë ai po e sheh se propaganda populiste dhe ?kazani politik e mediatik?, nuk i mbulojnë dot bëmat e Rilindjes që nuk dihet se nga do plasin. E provoi t?i quante shpifje akuzat për disa deputetë e kryebashkiakë të tij, por i dolën ashtu siç thoshte ?kazani? dhe u detyrua t?i përcjellë në shtëpi. I cilësoi të rrjedhur ata që flisnin për shpërthimin e drogës nën mbretërinë e tij, derisa sa i ranë mbi kokë avionët dhe ministri i Brendshëm bashkë me kupolën e policisë. I bëri horra e banditë policët që denoncuan krimin e lidhur me politikën, derisa faktet e tyre u panë nga të gjithë. I mohoi pafund denoncimet se pushteti i tij mbahej nga votat e trafikuara dhe ndërveprimi me kriminelët, ndërsa dëshmitë e kundërta po i rrjedhin përditë nga dosjet që mezi po i mbajnë të mbyllura.
E kur faktet marrin rrugët, edhe propaganda më e sofistikuar bëhet qesharake dhe e pabesueshme. Prandaj Edi Rama ka zgjedhur modelin e Gjushit për t?i zhvlerësuar ato. E nisi vetë i pari para pak kohësh, kur deklaroi publikisht se nuk ka asgjë të keqe që një deputet kapet në përgjimet e prokurorisë duke folur me një të akuzuar si kreun e një organizate kriminale. Pastaj e pasoi Taulanti kur tha se nuk kishte asgjë të keqe që ai ishte mik me një të dënuar si drejtues i një grupi kriminal, i cili në kundërshtim me ligjin përfitonte para publike nga shokët e Rilindjes. Dhe, qershia mbi tortë, Gjushi, i cili me banalitetin që të imponon për të mos e marrë seriozisht, i pranoi si normalitet lidhjet e tij me persona të akuzuar si figura të rëndësishme të botës së krimit, në emër të votave që i duheshin Rilindjes.
Duke e ditur se procesi i shpërbërjes mund ta ekspozojë edhe më keq organizatën në sytë e shqiptarëve dhe duke mos patur më ?tepsi? për t?ua lënë kopilin në derë të tjerëve, Rama duket se ka hequr dorë nga mohimi i akuzave. Ai po mundohet t?i pranojë ato si diçka normale dhe aspak kriminale. Me modelin Gjushi, ai po synon t?i bëjë shqiptarët të pandjeshëm ndaj skandaleve të tilla, që do të kishin tundur gjithë sistemin në një vend normal demokratik. Po kërkon që edhe skandaleve t?u japë formën e Gjushit, pra që ekzsitojnë por që nuk mund të merren shumë seriozisht. Në kurthin e pamundësisë për të parashikuar faktet inkriminuese dhe aferat që po i shpërthejnë përditë, e vetmja mundësi që i mbetet kreut të Rilindjes është t?i zhvlerësojë ato sipas stilit: ?po mirë edhe po ka ndodhur, edhe po ka folur në telefon, edhe po ka udhëtuar me charter, edhe po i ka dhënë leje ndërtimi apo tendera, ç?të keqe ka, nuk është fundi botës, gjëra që ndodhin janë këto?.
Dhe personazh më të goditur për ta ngritur në piedestal këtë strategji, se sa Gjushi i Durrësit nuk mund të gjendej. Sa më i madh skandali, aq më i madh edhe budallallëku për ta pranuar atë si normalitet. Sa më të rënda përmasat e ngjarjes, po aq të lehta edhe mendimet për ta justifikuar atë. Sa më me pasoja tragjike për vendin janë lidhjet e politikës me krimin, po aq komike duhet të jenë argumentat për ta zhvlerësuar atë.
Por të mbërrish në pikën ku fatin e pushtetit ta lidhësh me akulloren e Gjushit, është më shumë se dëshpëruese. Jo vetëm se nuk mund të bindësh askënd me një inteligjencë mesatare, por u kujton shqiptarëve se modele si ai i të enjtes mbrëma në Opinion, kanë 12 vjet që drejtojnë qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Dhe pasojat e kësaj që po i ndodh sot organizatës, nuk janë një rastësi. Përdorimi i ?supermenit? nga Durrësi si shpëtimtari i një pushteti që po rrënohet, është fundi më i palavdishëm për një politikan, që pretendoi përmasa shumë më madhështore për veprën e tij në histori.
Kafshët e “Safari Park” në Fier janë transferuar në kopështi...
Pas popozimit të kryeministrit Edi Rama për të vënë në krye ...
PDIU ka denoncuar sjelljen e policisë ditën e sotme në Bular...
Nëse prej disa kohësh, Rudina Magjistari dhe Ermal Mamaqi ka...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një postim...
Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndalimin e pi...
Një vatër zjarri është përhapur sot pranë shkollës 9-vjeçare...
Një 35 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në Gjirokast...
Dje herët në mëngjes kryeministri Edi Rama njoftoi dorëheqje...
Louis M Profeta është një mjek i urgjencës së St Vincent në ...
Ajo është një këngëtarët më të njohura në vendin tonë dhe p...
Dorëheqja e ministrit të brendshëm !!!Përtej atyre që e kons...
Dy deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Tri...
Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me banorët në...
Një ngjarje e ndodhur në 25 tetor 2018, është zbardhur nga p...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi ka v...
Na besoni kur ju themi se do të lëndoheni më shumë nëse qënd...
Për disa shenja horoskopi, ekziston një mundësi e mirë që is...
Michael Buble i la shikuesit me zemër të thyer pasi dha një ...
Pas 6 muajsh të ndarë, balerina e njohur Jenna Dewan ka firm...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...