Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka prezantuar projektbuxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm. Në fjalën e tij, Ahmetaj është shprehur se defiçiti do të shkojë në nivelin më të ulët dhe është planifikuar të jetë -1%.
Më tej ai ka shtuar se qeveria prej 4 vitesh nuk prodhon borxh të ri. Ndërkohë përsa i përket investimeve publike, Ahmetaj tha se do të shkojnë deri në 900 milionë dollarë.
Ministri i Ekonomisë paralajmëroi gjithashtu rritje të pagavë në shëndetësi dhe arsim, ndërsa nuk la pa përmendur edhe bonusin e bebeve, nga i cili do të përfitojnë 30 mijë familje.
Deklarata e plotë
Përshëndetje të gjithëve,
Sot dua të ndaj me ju lajmin dhe informacionin që Këshilli i Ministrave kaloi në mbledhjen e sotme të qeverisë buxhetin e shtetit për vitin 2019.
Në tërësinë e tij, ky buxhet dhe paketa fiskale që e shoqëron reflekton vëmendjen e plotë të kësaj qeverie ndaj qytetarëve, qoftë në vazhdimin e konsolidimit fiskal, pra të uljes së borxhit të trashëguar ndër vite, qoftë rritjen e të ardhurave, qoftë dhe në rritjen dhe mbi të gjitha prioritizimin e investimeve publike, në favor të rritjes ekonomike.
Konkretisht:
Rritja ekonomike për vitin 2019 projektohet në nivelin 4.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Thënë ndryshe, vendi ynë, Shqipëria planifikon të ketë një rritje dhe duke iu referuar raporteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Bankës Botërore, apo parashikimeve të institucioneve të tjera, ndër më të lartat në rajon.
Deficiti buxhetor për vitin 2019 është planifikuar të jetë – 1.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor, që shkon me atë angazhim dhe mendësi të kësaj qeverie për të ulur ngarkesën e borxhit public mbi shpatullat e qytetarëve.
Për të katërtin vit radhaz, e kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët, buxheti planifikon suficit primar. Është term teknik dhe e thënë thjeshtë për qytetarët, do të thotë që për të katërtin vit radhaz qeveria Rama nuk prodhon borxh të ri, por krijon suficit i cili shkon në adresimin dhe pagesën e borxheve të trashëguara ndër vite.
Megjithëse jemi duke ulur borxhin publik, prapë do të kemi një inevl investimesh të konsiderueshme prej 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, qeveria si aktor ekonomik, nëpërmjet invesimeve publike, do të vazhdojë të investojë në nivele të konsideueshme dhe në terma nominal investimet publike do të shkojnë rreth 900 milionë dollarë.
Në të njëjtën kohë, ajo që ne e përdorim si spiranca kryesore e shëndetshmërisë së financave publike, pra borxhi publik, në fund të vitit 2019 borxhi publik pritet të bjerë në nivelin 64.9 %.
Të dashur qytetarë, e mbani mend, e trashëguam 74%, plus rreziqet në kurriz të ekonomisë dhe të qytetarëve, shkonte 84 %, ndërkohë vitin tjetër do të jetë 64.9 % dhe do të vazhdojë të ulet për të lehtësuar barrën e borxheve të trashëguara në kurriz të familjeve shqiptare.
Të ardhurat buxhetore do të jenë 27.8 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Dikush mund të thotë çfarë janë këto përqindje. E kemi pasur, e kemi trashëguar dikur nën 25 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto e ndërkohë kemi ulur taksat çdo vit.
Projektbuxheti 2019 financon politika të reja, dhe ky është lajm i mirë që Kryeministri u kujdes të transmetohet drejtpërsëdrejt te qytetarët dhe te punonjësit sot, për:
Rritje të pagave në sektorët shëndetësi, arsim, mbrojtje dhe sistemi penitenciar, si dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme.
Në shëndetësi përfitojnë 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë, në total 18,415 punonjës me një fond vjetor mbi 1 miliardë lekë;Në arsim përfitojnë 35,783 staf mësimor me një fond vjetor prej rreth 1.4 miliardë lekë;Në mbrojtje përfitojnë 6,800 ushtarakë, më një fond vjetor prej rreth 300 milionë lekë;Në sistemin penitenciar përfitojnë 3,560 policë të burgjeve më një fond prej gati 200 milionë lekë në vit;Do të ketë një rritje të ndjeshme të pagave të diplomatëve shqiptarë me mbi 20 %.
Politika e dytë që ia vlen ta ndajmë me qytetarët është iniciativa e fundit e Kryeministrit, e quajtur dhe bonusi i bebeve, shpërblimi i lindjeve, nga ku parashikohet të përfitojnë rreth 30 mijë familje me një fond total prej 2 miliardë lekë;
Përsa i përket politikës fiskale
Synojmë një lehtësim të mëtejshëm të barrë fiskale, nga e cila përfitojnë:
Arsimi:
Arsimi do të vazhdojë të jetë mbi 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe, siç e përmenda më lart, do të ketë rritje të pagave të mësuesve rreth 7%.
Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale:
Dua të ndaj me ju që paketa sociale e kësaj qeverie, të cilën do ta detajojmë në javët që vijnë me publikun, me qytetarët, është zgjeruar konsiderueshëm që nga viti 2013 deri në vitin 2019.
Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rritet në terma nominalë me mbi 24 milionë dollarë apo 2.4 miliardë lekë, ku kemi përfshirë Bonusin e Lindjeve dhe pagat, të cilat mbahen si politikë më vete pagash në tabelën e buxhetit.
Do të vazhdojmë atë iniciativë të ndërmarrë nga Ministrja dhe Kryeministri për rikonstruksionin e të gjithë qendrave. Këtë vit do të kemi 100 qendra shëndetësore të rikonstruktuara. Mbarojmë sivjet 80, atë premtim që ka dhënë Kryeministri. Për vitin 2019 kemi 100 qendra të reja dhe deri në 2021 të 380 qendrat shëndetësore në Republikën e Shqipërisë do të jenë të rikonstruktuara.
Sigurisht që ka një sërë spitalesh që kalojnë në rikonstruksion të plotë, si Lushnja, Elbasani, spitali i Vlorës, Berati, Lezha, Pogradeci, Mati.
Patjetër që infrastruktura merr pjesën e vet të konsiderueshme.
Vitin tjetër do të bëhet i kalueshëm dhe By Pass-i i Fierit dhe do të avancohet puna në By Pass-in e Vlorës, e në mars apo prill do të bëhet plotësisht i kalueshëm autostrada e Elbasanit, pas gjithë atij kalvari gabimesh në projektin e parë, ku kosto shkoi gati 40 % nga tenderimi fillestar.
Bujqësia dhe Zhvillimi Rural:
Viti 2019 fare thjesht mund të quhet dhe viti i bujqësisë, gjithashtu. Do të vazhdojë mbështetja buxhetore prej 2.6 miliardë, pra për fermerët, por lajm i mirë është që do të vazhdojë dhe skema IPARD e në funksion të IPARD-it është akorduar nga qeveria shqiptare një financim prej 1 miliard, që të kemi mundësi të tërheqim 3 miliardë lekë nga IPARD-it për sektorin e bujqësisë.
Dua të theksoj se buxheti i vitit 2019 financon plotësisht reformën në drejtësi, të dyja korsisë kryesore financiare të reformës në drejtësi: rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët dhe financimin e krijimit të të gjitha institucioneve të reja të reformës në drejtësi dhe financimin e plotë të Vetting-ut. Shkon më shumë se 2.2 miliardë. Do të financohen institucionet KLP, KLGJ, Byroja e Hetimit dhe SPAK-u me 500 milionë lekë.
Pra, këto formatojnë të plotë dhe financimin për reformën në drejtësi.
Këto ishin ato që unë desha të ndaja përsa i përket buxhetit të vitit 2019.
Sot pasdite draftbuxheti i aprovuar nga qeveria do të shkojë në Kuvend, ku sigurisht do të fillojë diskutimi në komisione deri në momentin e aprovimit të tij.
Faleminderit. /CNA.al
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një makinë ka...
U jemi gëzuar pa masë ditëve të ngrohta me diell përgjatë sh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e nj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spa...
Erjon Braçe është deputeti i parë i PS i cili ka reaguar pub...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në ‘faqen e tij n...
Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i ka kthyer përgjigj...
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një komunikim për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideroi Ve...
Pavarësisht sa skeptikë mund të kenë qenë dëgjuesit në filli...
Mbrëmjen e djeshme në media janë publikuar disa përgjime, ku...
Rajoni i Krasnodarit në Rusinë Jugore, është duke u përballu...
Herë pas here këngëtarja Zaimina Vasjari me postimet në rrje...
India pritet të inaugurojë javën e ardhshme statujën më të l...
Një episod i papritur ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur ...
Sokol Koçiu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Hetimit në Prokuro...
Do t’ju pëlqente të rikthehej “X Factor”?Nëse ju ka marrë ma...
Policia ka arritur të identifikojë autorin e plagosjes së mb...
Problemet me aknet janë një nga shqetësimet kryesore të çdo ...
Këto blogere na tregojnë pesë mënyra se si të kombinojmë një...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...