web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapriçot e motit/ Mësoni çfarë pritet për orët në vijim

19 Tetor 2018, 06:19, Aktualitet CNA

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta por vranësira më të shpeshta paraqiten në zonat malore, kryesisht veriore-verilindore.

Pasditja dhe në vijim, paraqitet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore ku gjatë natës priten vranësira të dendura.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale por konstante mbeten vlerat e mesditës duke ruajtur maksimumin në rang territori 28°C.

Era do fryjë mesatare gjatë ditës por forcohet natën duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare gjenerohet dallgëzim 3 ballë.





Lajmet e fundit nga