web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal në “Opinion”/ Basha shkon me pyetje të parapërgatitura

18 Tetor 2018, 20:06, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? në TV Klan të Blendi Fevziut  është ftuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndryshe nga studio e ?Open? e Eni Vasilit, ku Basha hoqi edhe xhaketën nga tensioni, apo ndryshe nga studio e ?Të Paekspozuarit? ku përballë akuzave të analistëve se ai nuk po bën opozitë, ngushëllimi i vetëm i Bashës ishte fjalia ?ju më keni lënë vetëm?, sot kryedemokrati duket paksa më i gjallë.

Kjo sepse intervista e sotme e tij po realizohet me pyetje të parapërgatitura dhe këtë e tregon më së miri kjo foto, ku Fevziu duket në shoqërinë e Orjela Nebiajt, ish zëdhënëse e PD-së, si dhe Odeta Males, e cila është pjestare e stafit të kompanisë ?Landmark Communication?, nën pronësinë e kunatit të Lulzim Bashës, Erjon Isufi.

Burime për CNA.al bënë me dije se sot për gati 5 orë Fevziu, Nebiaj dhe Male kanë pregatitur pyetjet sipas dëshirës së Bashës, që si e si t?i rrisin besueshmërinë kryedemokratit të braktisur edhe nga vetë demokratët./ CNA.al





Lajmet e fundit nga