web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen Çim Peka/ Rama është injorant

18 Tetor 2018, 20:20, Aktualitet CNA

Gazetari Çim Peka i ftuar në emisionin ?Open? në Top Channel, ka komentuar paketën antishpifje propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Peka ka thënë se Rama nuk i kontrollon dot mediat online dhe paketa antishpifje është e kotë.

Ai e ka quajtur Ramën një injorant që nuk merr vesh nga teknologjia.

?Edi Rama e ka të qartë skemën. Nuk i kontrollon dot mediat online. 1.2 milionë profile në Facebook, çfarë do bësh do i bllokosh? Edi Rama po e bën këtë për të krijuar perceptimin se mediat mashtrojnë, se nuk izolon dot skandalet. Po e bën këtë për të defaktivizuar besueshmërinë e mediave. Nuk ka për ta bërë këtë sepse s?e bën dot. E ka kot. Sulmi i tij është me mediat online.

Me web-et dhe profilet e çertifikuara të Facebook. Edhe Erfogani deshi ta bënte me Twitter, por nuk e bëri dot. Rama është injorant, nuk merr vesh nga teknologjia. Nuk kupton, është injorant?, u shpreh Çim Peka./ CNA.al





Lajmet e fundit nga