web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politikanët shqiptarë që dështuan të jenë lider

16 Tetor 2018, 19:54, Aktualitet CNA

Në politikën shqiptare ekzistojnë disa eksponentë, të cilët kurrë nuk arritën të linin shenjë, edhe pse janë protagonisë në debatin publik.

Duke mos pasur ndjekës,këta persona nuk kanë mundur ti sigurojnë vetes një profil lideri, shkruan Tesheshi.

Njëri prej tyre është deputeti demokrat Genc Pollo. Ky i fundit theu heshtjen një ditë më parë,  në Parlamentin e Europës, duke lexuar një deklaratë kundër deputetit socialist, Taulant Balla, një precedent ky i pandodhur më parë.

Pollo e nisi karrierën si këshilltar i ish-kryeministrit, Sali Berisha, në kohën kur ky i fundit ishte president i Shqipërisë. Më pas ai u shndërruar në një rival të Berishës, me themelimin e PD-së reformatore, sëbashku me deputetin Tritan Shehu. Pavarësisht të gjithë përpjekjeve, nuk arriti kurrë ti imponohet publikut.

Ajo që bie në sy tek Pollo, është marrëdhënia e tij me eurodeputeten Doris Pack. Kujtojmë gjithashtu se Pollo pas ardhjes në pushtet në 2005-ën të PD, Pollo u rikthye i penduar në partinë mëmë. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar edhe Ministrinë e Arsimit.

Një emër tjetër është ai i avokatit Saprtak Ngjela. E nisi karrierën në tentativën për të themeluar Partinë Muslimoano-Kristiane së bashku me Edi Ramën, por nuk arriti ta regjistronte. Në 97-ën, gjatë kohës që në krye të vendit ishte Bashkim Fino, Ngjela u emërua Ministër Drejtësie. Më pas vjen humbja në vitin 2003, ku u kandidua nga PD për Bashkinë e Tiranës, por humbug ndaj Ramës.

Do ta ndahej nga Berisha për shkak të një çimke përgjuese në funksion të Fiksit. Më pas vendosi të rikthehej sërish te Rama, por nuk iu besua asnjë post, për shkak se Partia për Drejtësi që ngjela drejtonte, ishte një forcë me zero rezultat elektoral zero. Tashmë ngjela është aktiv në studio televizive por edhe pse quhet avokat, nuk njihen ende për ndonjë çështje me peshë të madhe.

Emri tjetër është ai i ish-Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Ky i fundit është një njeri aktesh dhe fjalësh , por pa qenë lider. Ka qenë shumë premtues por nuk ja ka dalë.Pas u largua nga qeveria Nano, u bashkua me Ramën në opozitën 2005-2009. Kur e pa se Rama nuk e kishte vendosur në listën e deputetëve, kaloi në krahun e LSI.

Me këtë forcë politike, Manjani arriti të siguronte postin e zv/ministrit në qeverinë Berisha. Ndërkohë pas ngjarjeve të 21 janarit, përfundoi Ministër Drejtësie me Ramën kryeministër, në kushte koalicioni. Do të kishte sërish një çarje mes tij dhe Ramës, për shkak të këmbënguljes së shefit të tij.

Manjani njihet si një kundërshtar i flaktë i reformës në drejtësi, të cilën e quant ë drejtuar nga Sorosi.  Ndërkohë ish-ministri nuk është shumë koherentë në qëndrimin e tij. Pasi doli hapur kundër LGBT-së, mjaftoi vetëm një kafe në hotel ?Rogner? me ish-ambasadorin Lu, që të merrte pjesë në paradën e tyre të radhës.

Sot vijon të jetë pjesë e LSI, me të njëjtin qëndrim si kreu i kësaj force, Monika Kryemadhi. Aktualisht është qëndër medimi, por me zero shanse për të qenë lider.





Lajmet e fundit nga