Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Shqipëria normale është sot më e papërfaqësuar se asnjëherë më parë. Asaj nuk i lejohet refuzimi, madje as mospërfillja, sepse edhe kjo e fundit e ka çmimin e vet. Ngaqë është përdhunshëm e detyruar të zgjedhë patjetër njërin mes dy “Babaleve”, nëse do që të ketë një zë publik.
Edhe po qe e neveritur prej të dyve, është e detyruar që patjetër të rreshtohet në njërën prej turmave të klakerëve, që duartrokasin me ose pa lekë liderin e tyre, nëse do që dikush ta numurojë. Në mos gjithmonë, të paktën vetëm atëherë kur ka zgjedhje.
Shqipërisë normale nuk i lejohet as të mendojë me kokën e vet, sepse është e detyruar të pranojë njërin nga dy versionet zyrtare, edhe sikur të jetë e bindur plotësisht që janë të dyja gënjeshtra të trasha. Të udhëheqësit në qeveri, apo të atij tjetrit në opozitë.
Që do të thotë se e vërteta nuk duhet kërkuar askund tjetër, përveçse tek njëri prej tyre, madje në jo pak raste, tek të dy njëkohësisht. Dhe për këtë nuk ka nevojë domosdoshmërisht të presësh 17 majin. Sepse në këtë vend nuk lejohet të arsyetosh vetë apo të kërkosh shpjegime, larg qoftë, prova dhe fakte, jo e jo.
Shqipërisë normale nuk i lejohet as të kthejë kokën nga ana tjetër, nëse është e lodhur nga luftërat e vërteta apo të rreme me “Babale”. Sepse e ka të pamundur të shpëtojë nga pusitë, që fillojnë në mëngjes me produktet apo fjalimet që dalin prej fabrikave të dy partive dhe mbarojnë në darkë me konspektimin e tyre nga të gjitha mediat elektronike.
Shqipërisë nuk i lejohet të flasë e jo më të debatojë për tema të tilla të “rëndomta”, si taksat, çmimet, mjedisi, shërbimet publike, administrata, drejtësia, reforma zgjedhore, shteti, kushtetuta etj, sepse është e detyruar të pranojë si kauza kombëtare vetëm hallet personale dhe familjare të udhëheqësit në qeveri dhe të atij në opozitë. Të cilëve, çuditërisht, jo rrallë u përputhen agjendat.
Shqipërisë normale i ndalohet madje dhe që të qëndrojë mënjanë, sepse kjo i llogaritet që punon për llogari të armikut nga të paktën njëri prej liderëve, në mos nga të dy njëherësh. Shqipëria normale është e detyruar, jo vetëm të pranojë, por edhe të zgjedhë patjetër njërin prej tyre, jo vetëm një herë në dy vjet, kur shkon të votojë, por edhe çdo ditë tjetër që i ka falur Zoti.
Ndaj dhe banorët e saj janë sot më të dobët, më të pambrojtur dhe më të pamotivuar se kurrë, edhe pse me letra ne quhemi vend i lirë. Sepse të vetmen gjë që zgjedhin vetë dhe me dëshirë ata kanë, ose mbijetesën këtu, ose ikjen si refugjatë, duke braktisur dhe zbrazur Shqipërinë.
PS. Shqipëri normale quhet bashkësia e qytetarëve të pështirosur nga banaliteti dhe egërsia e race politikanësh, që e kanë futur atdheun mes këmbëve dhe po e shqyejnë pa mëshirë, duke na treguar se këtë “sakrificë” po e bëjnë për të mirën tonë. Popullsia e saj shtohet dita-ditës në përpjestim të drejtë e zvogëlimin e njerëzve që mund ta përfaqësojnë atë ende në të gjitha nivelet e pushtetit apo të hapësirës publike. Dhe jam i sigurt që, nëse nuk do të ketë reagim, më e keqja nuk ka ardhur ende.
Analisti Andi Bushati, ka komentuar nga studio e lajmeve të ...
Policia e Korçës bën me dije se ka arrestuar një infermier t...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) rea...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet socia...
Edhe gjatë mbrëmjes së sotme emisioni “Fiks-Fare” do të traj...
Avokati Altin Goxhaj ka akuzuar kreun e opozitës Lulzim Bash...
Avokati Spartak Ngjela ka thënë se formimi i BKH dhe SPAK do...
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se figura më e fortë ...
Nga Ilirjan BlloshmiLulzim Basha është në pikën më kritike p...
Prokuroria pushoi sot hetimet për kryeministrin Edi Rama, i ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Evdin K...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin K...
Policia greke ka bërë me dije se ka arrestuar një shtetas ...
Me një zgërdhitje kodoshi në fytyrë, duke zgjatur kokën kërc...
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në aksin Elbasan-P...
Australia është në panik, pasi ekspertët kanë dhënë alarmin ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Daily Mail ka shkruar një artikull për qytetin e Fierit. “Ko...
Dikur miq më pas kundërshtarë të ashpër. Tom Doshi e akuzoi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...