web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta ndaj bixhozit/ Rama tregon të vetmin vend, ku do lejohen

16 Tetor 2018, 19:18, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në datën 1 janar të vitit nuk do ketë më baste dhe kazino elektorine në asnjë vend.

Gjatë një interviste në emisionin ?Dritare? në News 24 Rama ka thënë se  do të lejohen vetëm në zonat turistike dhe në hotele me 5 yje.

?Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë, e cila u materializua në një tentativë në Parlament për kazinotë elektronike. Në atë kohë nuk u diskutua për bastet por kazinotë elektronike. Atë kohë dështoi.  Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo?, – ka thënë kryeministri.

Kurse në momentin, që gazetarja Rudina Xhunga i ka thënë se thuhet se bastet online janë nën drejtimin vëllait të tij, Olsi Rama, kryeministri i është kundërpërgjigjur duke i thënë ?Po  ti ç?po bën po sjell kazanin këtu?./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga