“Protestat e kanë goditur qeverinë”/ Kikia: Ministrat dhe deputetët nuk ecin të lirë në rrugë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Vrasje, aksidente, plagosje, grabitje kanë mbushur kronikat mediatike pothuajse çdo ditë. Në vetëm një javë bilanci i vrasjeve dhe plagosjeve në Shqipëri është i frikshëm.
Rreth një javë më parë, në zemër të Tiranës, mbrëmjen e 4 tetorit, një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Në një nga lokalet e ish-bllokut një peson mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Të plagosurit janë Ervis Martinaj së bashku me Laert Hasën, ndërsa viktima është Fabiol Gaxha.
Të nesërmen, me datë 5 tetor, një pikë karburanti në Vlorë, u grabit nën kërcënimin e armëve, nga një person i maskuar. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.
Me datën 7 tetor, një 25-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në Roskovec. Mësohet se viktima është Elsid Isufaj dhe dyshohet se është vetëvrarë në banesen e tij.
Po ashtu, me datë 7 tetor, rreth orës 18:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë, në fshatin Surrel dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një prej të plagosurve. Lulzim Balla dhe Zyhdi Alcani 55 vjeç u dërguan në spital, ndërsa i riu nuk ia ka dale të mbijetojë.
Me datë 8 tetor, në Cërrik dy të rinj janë plagosur me armë zjarri rreth orës 18:00 në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i Yllit?. Policia bëri të ditur se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi me inicialet G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në Cërrik.
Me datë 9 tetor një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek, në Tiranë, ku një mjeti tip ?kamion? me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor.
Me 10 tetor , një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Mirditë. Shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeria shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P.
Me datë 11 tetor janë shënuar 5 viktima, dhe një i plagosur.
Rreth mesditës së djeshme në Mat, tre persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur, të gjithë punonjës të bashkisë në krye të detyrës. Sipas të dhënave zyrtare viktimat janë punonjësit Mentor Hoxha, Erzen Alija, Astrit Hani dhe Hamit Buçi, të cilët kishin shkuar për të hapur një rrugë në fshatin Shëlli. I plagosur është shtetasi Astrit Hani.
Ndërkohë, pasditen e djeshme një 13-vjeçare është gjetur pa jetë në banesën e saj, në rrethana të paqarta. Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura, Kasandra Braja jetonte bashkë me prindërit e saj.
Mbrëmja e djeshme ka sjellë një tjetër viktimë. Një 35-vjeçar, i identifikuar si Olti Hajdari, ka humbur jetën, pasi ka marrë disa goditje me thikë. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën ?Misto Mame? në kryeqytet.
Sot, me 12 tetor, një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë një karburanti në zonën e Selitës. I plagosuri M.SH, 18 vjeç , është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Të vdekurit kanë zënë rrugët në të gjithë Shqipërinë. Por, kjo panoramë nuk e trazon Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili flet për operacione, për goditje të grupeve kriminale, për ?Forcën e Ligjit?, por pa kërkuar asnjë përgjegjësi nga vetja.
I rrethuar nga kufomat jo vetëm të aksidenteve por edhe të krimeve të tjera, Xhafaj, vijon të mos heqë dorë nga posti i Ministrit të Brendshëm.
Ai nuk e sheh veten përgjegjës për vrasjet që kanë pushtuar vendin, për shpërthimet me eksploziv që janë kthyer në normalitet, për aksidentet rrugore që po marrin jetë njerëzish./ CNA.al
Xhafaj si “papagall”/ Vrasjet, aksidentet, rrëmbimet dhe plumbat ndaj gazetares janë bilanc pozitiv?
Xhafaj, Ministri që mbledh kufoma
Shokon Xhafaj/ Justifikon vrasjet ?
Përgjaket Shqipëria/ Pesë vrasje në një ditë
Nuk kanë të sosur bëmat e të njohurit si kukulla Ken, Rodrig...
Nga Zef ZEFI* Komunistë, socialistë, rilindas e “krenaristë”...
Gjatë orës së ajrimit në ambientet e burgut të Lezhës, është...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një dalje për...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Një ndër punët me të cilat është mburrur më shumë kryeminist...
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në ...
Gratë australiane do të jenë në gjendje të kenë foshnja pa m...
Të gjallët gjithmonë i ka munduar mendimi dhe malli për të d...
Pak javë më parë qarkulloi me shpejtësi nëpër portale një la...
Kur bëhet fjalë për të bërë “selfie”-n perfekte në palestër,...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak momente më parë n...
Në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është thirrur pë...
Aktorët vazhdojnë të mblidhen para Teatrit për të bërë ndali...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë, duke ...
Disa ditë më parë në media u raportua se “Telekom Srbija” do...
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka dhënë dëshminë e tij për mb...
Shumë vajza e gra kur janë të dëshpëruara kërkojnë të dinë f...
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baç...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...