web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e dini pse rusët nuk buzëqeshin asnjëherë? Arsyen nuk e kishit imagjinuar kurrë

8 Tetor 2018, 10:25, Kuriozitete CNA

Shumë rrallë mund ta keni parë presidentin rus Vladimir Putin të buzëqeshë.

A e dinit se ai e ka ditëlindjen në Ditën Botërore të Buzëqeshjes?

Rusët, iranianët dhe francezët janë më të rezervuar se popujt e tjerë kur dhurojnë një buzëqeshje dhe për këtë ekzistojnë disa arsye kyçe.

Kuba Krys, një psikolog në Akademinë Polake të Shkencave, kohët e fundit botoi një letër për ?shmangien e pasigurisë?.

Një sqarim për këtë term është supozimi se njerëzit nga disa shoqëri ndjejnë ankth rreth situatave që janë të pasigurta.

Kjo është një karakteristikë e gjetur më shpesh në shoqëritë të cilat janë të shtypura politikisht, ku shkollimi respektohet dhe strukturohet veçanërisht rreth shkencave dhe ku preferohen norma të forta shoqërore.

Përveç kësaj, korrupsioni priret të jetë më i përhapur dhe shërbimet civile zakonisht kanë më shumë paqëndrueshmëri, shkruan The Independent.

Prandaj, letra argumentoi se nëse qesh në vende të tilla, nuk do të mirëpritej dhe një fytyrë e qeshur mund të ketë kuptim të dyfishtë, raporton Klan Kosova. Për të testuar këtë, studimi intervistoi mijëra persona në 44 vende për të gjykuar disa fytyra më të qeshura dhe ato që nuk janë të qeshura.

Rezultatet treguan se në disa vende si Rusia, Japonia dhe Irani, njerëzit mendojnë se ju jeni më pak inteligjent nëse buzëqeshni.

Ndërsa, në vendet si Argjentina, Zimbabve, Irani dhe Rusia, disa njerëz menduan se do të ishit më pak të ndershëm nëse buzëqeshni.

Studimi arriti në përfundime si këto

Korrupsioni në nivel shoqëror mund të dobësojë kuptimin e një sinjali të rëndësishëm evolucionar, siç është qeshja.

Është një teori interesante, por studimi gjithashtu vë në dukje se gjinia dhe kultura luajnë një rol dhe se ?mostrat nuk mund të jenë plotësisht përfaqësuese të kulturave që vijnë nga këto vende (pra, studentët universitarë janë marrë për të kryer studimin)?.

Në përfundim thuhet gjithashtu

Roli i intensitetit të buzëqeshjes është gjithashtu një fushë tjetër e mirë për hulumtimet e ardhshme.





Lajmet e fundit nga