web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës! Ky shtet i Afrikës rrëmbeu të gjitha vendet e para

7 Tetor 2018, 11:17, Aktualitet CNA

Në edicionin e tretë të maratorës së Tiranës, Luiza Gega dhe Abel Kibet Rop u shpallën fituesit e garës 21 km.

Abel Kibet Rop nga Kenia e përfundoi garën për 01:05?,13??, ndërsa shqiptarja, Luiza Gega arriti finishin e 21 kilometrave për 01:14?, 18??.

Gara e 21 km për meshkuj u dominua më shumë nga sportistët kenian, të cilët plotësuan edhe dy vendet e tjera të podiumit.

Edhe fituesit e garës në kategorinë ?Tirana 10K?, prej 10 km ishin nga Kenia, pikërisht Nelson Kipkogei Kerutich dhe Ruth Nundu Mbatha.

Kerutich arriti të fitoi garën e 10 km për meshkuj duke e përshkruar gjithë itinerarin për 32 minuta e 31 sekonda, Mbatha fitoi garën për femra duke përshkruar 10 km për 36 minuta e 46 sekonda.

Ndërkohë që fitues i garës i garës për personat më aftësi të kufizuara, ?We Too? u shpall Bledar Suxha.

Fituesit e Maratonës së Tiranës 2018

Kategoria Half Marathon (21, 0975 km)

Femra 21 km:
Vendi i I ? Luiza Gega (Shqipëri) 01: 14?? 18??

Vendi i II ? Agnes Chebet (Kenia) 01: 14? 56??

Vend i III ? Christine Moraa Oigo (Kenia) 01: 15? 59??

Meshkuj 21 km:

Vendi i I ? Abel Kibet Rop (Kenia) 01: 05? 13??
Vendi i II ? Hosea Kiplagat Tuei (Kenia) 01:05? 45??

Vend i III ? Evans Kipngetich Tanui (Kenia) 01: 07? 12??

Kategoria ?Tirana 10K?

Femra 10 km:

Vendi i I ? Ruth Nundu Mbatha (Kenia) 00: 36? 41??

Vendi i II ? Hellen Jepkosgei Kimutai (Kenia) 00: 37? 19?

Vend i III ? Zita Kecser (Hungari) 00: 38? 10??

Meshkuj 10 km:

Vendi i I ? Nelson Kipkogei Cherutich (Kenia) 00:32? 31??

Vendi i II ? Mathew Kosgei (Kenia) 00: 32?, 59??

Vend i III ? Moses Kipruto Kibire (Kenia) 00:33? 20??

Kategoria ?we too?

Vendi i I ? Bledar Suxha (Shqipëri) 00:12? 00??

Vendi i II ? Erblin Karaj (Shqipëria) 00: 12? 08??

Vendi i III ? Dovlet Xhangolli 00:12? 17??





Lajmet e fundit nga