Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Nga Mentor Kikia
Natyrisht, në një shoqëri ku kritika dhe sharja është profesioni më masiv, Elvana Gjata do të ishte një prehë e mirë për gostinë e shtruar në rrjetet sociale me rastin e një ngjarjeje kriminale, ku këngëtarja thuhet se ishte sebepi. Jo vetëm në këtë rast, për mua është e papranueshme sjellja jonë prej turme të uritur, e cila sulet të shqyejë viktimën e rradhës që hidhet në arenë.
Njësoj si në ata filmat epikë, që tregojnë se si njerëzit e paditur ftoheshin të qëllonin me gurë njeriun që besonte në një tjetër Zot. Ajo vajzë nuk ka asnjë lloj përgjegjësie për atë ngjarje. Madje dëshmitë tregojnë se është përpjekur të shuajë grindjen. Por besoj e dini se si sillen të fortët, që, për të treguar se sa shumë e duan vajzën që kanë në krah, janë gati t?i vënë zjarrin qytetit, edhe pse dikush thjeshtë e shikon atë.
Por, në tërë këtë histori, ka një gjë tjetër që është po aq e rëndë sa dhe një krim. Mënyra se si po shtresëzohet shoqëria jonë. A është vallë rastësi që shumë prej emrave më në zë të muzikës shqiptare janë ose vajza të lidhura me djem të botës së krimit, ose meshkuj që i kanë bërë komisariatet e policisë si shtëpinë e dytë?
Padyshim që gjithkush është i lirë të bëjë ç?të dojë me jetën e tij, e nuk i detyrohet askujt t?i japë llogari (përveç ligjit). Por këta njerëz janë publikë, kanë nga 1 milion ndjekës në rrjetet sociale, përmes të cilave i bëjnë marketing punës së tyre, por përhapin edhe stilin e tyre të jetesës dhe modelin tek ndjekësit e tyre.
Jeta e tyre ekstravagande, luksi i shfrenuar që nuk justifikohet kurkund me suksesin në profesionin që kanë, nuk u përkasin vetëm atyre, në kuptimin social të fjalës. Veç ndjekësve në rrjetet sociale, ata ftohen edhe në studiot e televizioneve, ku promovojnë muzikën, por edhe sjelljen dhe modelin e jetesës. Pra, me jetën e tyre, ata ndikojnë tek të tjerët, veçanërisht të rinjtë.
Në këtë këndvështrim, Elvanën nuk duhet ta gjykojmë si përgjegjëse për atë ndodhi. As se përse zgjodhi të kishte në krah një njeri të pasur dhe të gatshëm të vrasë këdo që i hedh sytë asaj. Por, po, atë mund ta gjykojmë si modelin ?e shëmtuar? të një këngëtareje. Dhe për këtë arsye, ata që janë ndjekës të saj, kanë të drejtë edhe ta përbuzin.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Elvanën!
Suksesi i këtyre njerëzve varet nga sa i ndjekin. Dhe ata bëjnë gjithçka për t?i shtuar ndjekësit. Për këtë arsye ata u detyrohen këtyre njerëzve, qoftë dhe një mesazh të mirë.
Por mesazhi nuk është ky. Sa prej atyre, që kapardisen me makina sheikësh e avionë privatë, u përfshi në një fushatë për të mbështetur gratë e dhunara, apo në një aktivitet bamirësie? Besoj e ndiqni Dua Lipën. Jo vetëm një talent i madh, por edhe një aktiviste shoqërore shumë e madhe.
Nuk dua të bëj moralistin. Por, në vend të këtyre mesazheve, këto prezantojnë fotot me çizme të dedikuara që kushtojnë 10 mijë dollarë, pellushë 5 mijë Euro, unaza me diamantë, makina që kushtojnë sa një apartament etj.
Jo, ky nuk është mesazhi i duhur në një shoqëri ku gjysma e fëmijëve nuk kanë ç?të veshin. Ky është një karshillëk pervers. E di, ju nuk i detyroheni askujt, për asgjë. Këtë luks nuk e keni me paratë e taksapaguesve. Por kjo është kostoja e të qenit njeri publik. Ndryshe mbyllini ato llogari në rrjetet sociale, zhdukuni edhe nga ekranet dhe shkoni e shijoni luksin tuaj.
Nga Kreshnik SpahiuBasha betohet dhe përgjërohet duke thënë ...
Zhdukja e shefit të “INTERPOL”-it, Meng Hongwei tronditi gji...
Qytetarët e Bosnje-Hercegovinë votojnë sot për zgjedhjet e p...
Rreth 32 milionë pajisje Android së shpejti nuk do të jenë n...
Ditën e djeshme Fjolla Morina dhe ish i dashuri i Morena Tar...
Ishte apo nuk ishte këngëtarja Elvana Gjata “molla e sherrit...
Krimi i trefishtë i ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tiranë...
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, mor...
Xhisiela Maloku është shprehur se është gati të përballet me...
Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare, aktori i njohur amerikan ...
Robert Aliaj është një nga personazhet me stilin më të veçan...
Alba Hoxha është një balerinat më të njohura shqiptare, e ci...
Të huajt vijojnë të mbajnë në lëvizje tregun e pasurive të p...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm një tërmet i fuqishëm k...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një video...
Zonja e Parë e SHBA-ve ka rrëfyer se nuk është gjithmonë dak...
Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, pasi në banesat...
Emisioni më i famshëm i mëngjesit në Britani, “Good Morning ...
Prej pasdites së djeshme moti ka ndryshuar tërësisht dhe res...
Ambasada Amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm, për t...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...