web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha, luftë me Krimet e Rënda/ Anëtari i Këshillit Kombëtar e kryqëzon

7 Tetor 2018, 10:15, Aktualitet CNA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Evdin Kulluri ka ngritur pyetjen se cilët kanë qenë prokurorët dhe gjyqtarët që hetuan dhe dënuan bandat kriminale gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike nga vitet 2005 deri në 2013.

Në një postim në rrjetet sociale Kulluri shkruan se nëse Rama e ka qelbur qeverisjen nga koka tek këmbët nuk do të thotë se Lulzim Basha dhe PD-ja që drejtohet ai, t?i turren prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë rrezikuar jetën duke luftuar 20 vite me krimin.

?Është turp, inkoherencë dhe abuzim me opozitarizmin?, e ka cilësuar Kulluri në postimin e tij.

Postimi i plotë

Cilet prokurore dhe gjyqtare hetuan dhe denuan bandat kriminale gjate qeverisjes se PD 2005-2013, pervec atyre te Prokurorise dhe Gjykates se Krimeve te Renda? Cilet ishin Kryeministri dhe Ministrat e Oficeret e Policise se Shtetit qe i ndaluan? Natyrisht asnje nga keta Republiksat e Rinj! Nese Rama e ka qelbur qeverisjen nga koka tek kembet nuk do te thote ti turreni prokuroreve dhe gjyqtareve qe kane rrezikuar jeten 20 vite ne lufte me krimin pasi eshte turp, inkoherence dhe abuzim me opozitarizmin! Gjykimi apriori dhe kolektiv jane remineshenca komuniste!/ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga