web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klodiana Lala zbardh dëshminë e Ervis Martinajt përpara prokurorëve

6 Tetor 2018, 17:30, Aktualitet CNA

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me atentatin e së enjtes në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha.

Duke folur nga studio e emisionit ?Kjo Javë? në News24, Lala është shprehur se, ka arritur të marrë dëshminë e Ervis Martinajt, i cili është pyetur nga prokurorët në një spital privat në Tiranë.

Martinaj i ka thënë Lalës, se e ka mik të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Matën, i cili ndodhej në lokal në momentin e vrasjes.

Më tej Martinaj ka shtuar, se është gjendur rastësisht në lokal dhe nuk ka gisht në ngjarje.

?Me Maten jemi shume miq jemi takuar bashke ne lokal. Nuk kam lidhje me sherrin jam gjetur rastësisht aty. Personat e plagosur ishin me mua po unë nuk kam lidhje. Ervis Martinaj është pyetur në një spital privat, është pyetur nga dy prokurorë të çështjes. Ervis Martinaj mohon kategorikisht të jetë pjesë e sherrit. Ai mohon të ketë pasur gisht në këtë ngjarje të rëndë. Burime të tjera thonë se ka qenë një rast i mëparshëm konflikti mes tyre. Dëshmia e tij ka zgjatur 1:30 minuta. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, është dërguar për ekspertizë  se kujt i përkasin shenjat e gishtave?, tha Lala. /CNA.al





Lajmet e fundit nga