GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
Drejtori i Policisë Vendore Lezhë, Ferdinand Mara në një deklaratë për mediat ka komunikuar finalizimin e operacionit të koduar “Telekomanda”.
Mara bëri me dije se si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ?Opel? në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.
Më tej Mara ka thënë se për mbajtjen nën kotroll të situatës kriminale në këtë zonë, policia ka kryer kontrolle blic.
Bëhet e ditur se gjatë këtyre kontrolleve në Kurbin u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Gentjan Alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, banues në Fushë-Mamurras në Kurbin.
Po në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard Alias Gentjan Tafa, 35 vjeç, banues në Malbardhë, si dhe i arrestuar në flagrancë gjatë këtyre kontrolleve është edhe shtetasi Eris Gjoni, 20 vjeç, banues në Lezhë.
Gjithashtu janë shoqëruar për verifikim 15 shtetas me precedentë penalë kryesisht të dyshuar për “Vjedhje? dhe ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Deklarata e plotë :
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditje e veprimtarisë kriminale, gjatë orëve të natës, kanë finalizuar operacionin e koduar “Telekomanda”.
Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot – Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ?Opel? në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.
Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.
Në vijim të planit të masave për rritjen e sigurisë mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në mbështetje edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, janë ushtruar kontrolle blic në pika kontrolli të dislokuara në rrugë, në lokale, pika basti, banesa të pabanuara dhe në çdo vend ku dyshohej se mund të ushtrohej veprimtari kriminale apo të fshiheshin persona në kërkim.
Gjatë këtyre kontrolleve në Kurbin u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, banues në Fushë-Mamurras në Kurbin. Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin e datës 24 nëntor 2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Elezi ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 23 shtator 2015, në Mamurras Kurbin, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes disa personave ka mbetur i vrarë shtetasi N.T.
Po në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard alias Gentjan Tafa, 35 vjeç, banues në Malbardhë. Në Laç, gjatë kontrollit, atij iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pistoletë tip TT, me një krehër me 8 fishekë.
Arrestimi i Tafës u bë për veprën penale” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
I arrestuar në flagrancë gjatë këtyre kontrolleve është edhe shtetasi Eris Gjoni, 20 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit tek një lokal në Lezhë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një shkop hekuri policor. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë 12 orëve të fundit nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër janë shoqëruar për verifikim 15 shtetas me precedentë penalë kryesisht të dyshuar për “Vjedhje? dhe ?Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Ftoj edhe njëherë qytetarët e qarkut Lezhë, të denoncojnë në numrin falas 112, çdo rast të shkeljes së ligjit, si edhe të denoncojnë çdo abuzim me detyrën nga punonjës të Policisë në numrin 0800 90 90, duke i siguruar ata se Policia e Shtetit do të reagojë në kohë me profesionalizëm dhe paanshmëri./ CNA.al
Të gjithë ata që kanë ndjekur “I infiltruari” e mbajnë mend ...
125 kilogramë marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar...
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inagur...
Kompanitë dhe kantionet e punësimit të punëtorëve me kualifi...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një postim në...
Qyteti i Durrësit prej kohësh është vënë në qendër të vëmend...
Ditën e djeshme kryeministri i vendit Edi Rama reagoi në lid...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Zaimina Vasjari ka folur për herë të parë për partnerin e sa...
Policia e maliqit ka vënë në pranga një shtetas nën akuzën e...
Vajza e ish-ministres Majlinda Bregu, Kejda ka festuar ditël...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka ...
Pas dy tërmeteve me magnitutë 6.1 dhe 7.5 dhe cunamit, që go...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë prej ditës së sotme kanë p...
Prej kohësh nata ka marrë më shumë orë se dita dhe të gjithë...
Ditën e sotme në Maqedoni janë hapur qendrat e votimit për s...
Presidenti i Zvicrës, Alain Berset është fotografuar duke nd...
Presidenti Ilir Meta është takuar në New York me kryeministr...
Gjyqtarët dhe prokurorët, pas janarit të viti 2019 do të jen...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...