web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama inaguron punimet në aksin Delvinë/ Reagon PD

30 Shtator 2018, 10:07, Aktualitet CNA

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inagurimin e nisjes së punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Kreu i grupit parlamentar i Parisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një statusi në rrjetet sociale shprehet se kryeministri ishte i braktisur ditën e sotme në Gjirokastër, gjë që konfirmon dështimet e tij dhe i jep zanafill skandaleve të tjera korruptive.

Shehu shkruan se Rama u kujtua pas 5 vitesh të kryejë punimet në rrugën vetëm 7 km të gjatë, në të cilën u ndërprenë punimet vite më parë.

Kryeministri nuk tha asgjë për faktin se punimet ne trajektin Gjirokaster- Lazarat po behen pa standarte, duke lene jashte dhe pjesen Lazarat-Dervican.? Shkruan deputeti.

Postimi i Tritan Shehut:

Kryeministri sot ne Gjirokaster, i braktisur nga banoret, konfirmon deshtimet e tij dhe i jep zanafille skandaleve te tjera korruptive.
1-Ai u kujtua te ?inaguroje? mbas pese vite deshtimesh, vazhdimin e punimeve ne rrugen Kardhiq-Delvine, duke hapur edhe nje tjeter spekullim.
Trajekti ku do kryhen punimet eshte nje pjese e vogel e kesaj rruge, vetem 7 km i gjate, nga vendi ku u nderprene punimet 5 vite me pare, deri te pika ku duhet te ndertohet tuneli, gje per te cilen nuk ka asnje komunikim.
Shpenzimet e deklaruara per ndertimin e ketyre 7 km do te jene 2831547930 leke ose mbi 20 M Euro, kur pjesa ngjitur, po prej 7 km e ndertuar deri ne vitin 2013 ka kushtuar 735000000 leke, ose reth 5 M Euro, pra mbi 4 here me pak.
Ndertimi i atij segmenti te pare u be atehere ne 7 muaj, ndersa koha e ndertimit te ketij segmentit te dyte eshte parashikuar 24 muaj (te dy nga 7 km), pra ?prit gomar te mbije bar?!
2-Kryeministri nuk tha asgje per faktin se punimet ne trajektin Gjirokaster- Lazarat po behen pa standarte, duke lene jashte dhe pjesen Lazarat-Dervican.
Gjeresia e tij eshte lene 7 m, kur edhe per vetem dy korsi minimalja eshte 9 m, pa trotuare, kanalizime, ndricim etj. Fondet e saj jane marre nga mirembajtja, me kosto kjo tre here me te larte.
Projekti ekzistues i By pass-it Gjirokastres nuk po zbatohet, ndersa dhe rruga e ndertuar deri me 2013, pjese e te cilit eshte ky, eshte e gjere 14 m.
Per ndertimin e kesaj pjese nuk ka asnje tabele te detyrueshme, ku te shkruhet financimi, koha e fillimit, e perfundimit etj; punimet aty po ecin si ?breshka?.
3- Ajo pjese e qendres se Gjirokastres, qe u restaurua dhe qe sot e inaguroi Kryeministri me ?trumpeta?, u krye nga Fondi Shqiptaro-Amerikan e jo nga Qeveria jone.
Po te ishte per kete te fundit dhe ajo zone do te kishte ngelur si ?mbas lufte?, ashtu sic eshte lene shumica e atij qyteti te mrekullueshem, te lashte, krenari e kultures dhe historise sone, nga kjo Rilindje e deshtuar.





Lajmet e fundit nga