Policia blindon Lushnjen/ Çfarë ndodhi gjatë natës?
Policia e Lushnjës mbrëmjen e djeshme ka kryer kontrolle të ...
Të ardhurat totale për 8 mujorin 2018, u realizuan në vlerën 294 miliardë lekë, me një rritje 3% ose 9 miliardë lekë më shumë se 8 mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 99%.
Të ardhurat e arkëtuara nga ?tatimet dhe doganat?(përfshirë kontributet e mbledhura nga D.P.T) për 8 mujorin 2018, janë 259 miliardë lekë, 4.3% ose 10.7 miliardë lekë më shumë se 8 mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 99.6%.
Të ardhurat nga ?Taksa Doganore? janë realizuar në vlerën 4 miliardë lekë, merealizim kundrejt planit të periudhës në masën 96.2%.
Të ardhurat nga ?Akciza?janë realizuar në vlerën29.7miliardë lekë,me realizim kundrejt planit në masën 98%.Ndikim ka pasur ?Karburanti? (import+prodhim vendas), që rezultoi rreth 384,075 ton, me një rritje prej 2,897 ton ose +0.8% krahasuar me 8 mujorin e vitit 2017. Gjithashtu performancë pozitive si rezultat i rritjes së sasisë kanë shënuar: importi dhe prodhimi i ?Birrës? +2.4%; importi i ?Duhanit? +4.9%; importi i ?Vaj lubrifikant? +6.3%, import i ?Kafes? +8.4%. Deklarimi i prodhimit vendas të duhanit është rritur nga 7 ton në 13 ton të deklaruara në periudhën Janar-Gusht 2017.
Të ardhurat nga ?Renta Minerare?në eksportjanë realizuar në vlerën 1.8 miliardë lekë,me një rritje 17.5% ose 269 milionëlekëmëshumë krahasuar me 8mujorin e vitit 2017. Krahasuar me vitin e kaluar të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janërritur, si rezultat i rritjes së sasisë sëeksportuardhesi rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare. Të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur me 230 milionë lekë, si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar me rreth 81 mijë ton dhe janë rritur me 280 milionë lekë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke sjellë rritje të rentës për njësi nga 2.85 lekë/kg në 3.54 lekë/kg. Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 115 milionë lekë për shkak të rënies së sasisë së eksportuar, me rreth 297 mijë ton si dhe janë ulur me 126 milionë lekë, për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të ardhurat nga ?T.V.SH-ja?në total, janë realizuar në vlerën 93.3miliardë lekë,me rritje 4% ose 3.5 miliardë lekë më shumë se 8-mujori i vitit 2017 dhe me realizim në masën 98.8% të planit.Rritja e importit të karburantit ka ulur prodhimin vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit. Karburanti import mbuloi rreth 87% të konsumit gjatë periudhës Janar-Gusht të vitit 2018 krahasuar me 69% që ishte ky tregues vitin e kaluar.Rëniae kursit të këmbimit të monedhave të huaja (EURO dhe USD) kundrejtë monedhës vendase, ka dhënë gjithashtu efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja në import për të gjitha kategoritë e mallrave.Janë rimbursuar rreth 9.2 miliardë lekë, 12.6% ose 1miliardë lekëmë shumë se 8-mujori i vitit 2017.
Të ardhurat nga ?Tatimi mbi Fitimin? janë realizuar në vlerën 21.7 miliardë lekë, me rritje 3.1% ose 658 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Situata energjitike e vitit të kaluar ka dhënë efekte negative në rezultatin financiar të kompanive të sistemit energjitik, çka u reflektua në uljen e fitimit të tatueshëm dhe tatimit të paguar në vitin 2018.
Të ardhurat nga ?Tatimi mbi të Ardhurat Personale? janë realizuar në vlerën 25.1 miliardë lekë, me rritje 14.2% ose 3.1 miliardë lekëmë shumëse8-mujori i vitit 2017 dhe +2.9% ose 706 milionë lekë më shumë krahasuar me planin. Krahasuar me 8-mujorin e vitit të kaluar, të ardhurat nga të punësuarit e sektorit publik dhe sektorit privat, janë rritur ndjeshëm, kjo si rezultat i rritjes së numrit të kontribuesve aktiv krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Zëri ?Taksat Kombëtare?janë realizuar në vlerën 23.8 miliardë lekë, realizim në masën 100.5% ose 111 milionë lekë mëshumë se plani.
Të ardhurat nga ?Kontributet e D.P.T-së? janë realizuar në vlerën 59.5 miliardë lekë, me rritje 9% ose 5 miliardë lekë më shumë se 8 mujori i vitit 2017 dhe 0.6% ose 384 miliardë lekë më shumë se plani. Rezultati i lartë me rritje të qëndrueshme buron kryesisht nga situata pozitive ekonomike dhe rritja si rrjedhojë e numrit të të punësuarve.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e tetë të vitit 2018, arritën në rreth 289.7 miliardë lekë, me një rritje prej 1.9 përqind ose rreth 5.54 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 dhe me një realizim në masën 98.1 përqind të planit të periudhës.
Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim optimal, respektivisht në masën 98.5 përqind dhe 96.6 përqind të planit të periudhës.
Shpenzimet korente për periudhën 8 mujore të vitit 2018 rezultuan në rreth 250.1 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 1.4 përqind më i lartë ose rreth 3.6 miliardë lekë më shumë.
Shpenzimet kapitale për muajin e tetë të vitit 2018 paraqesin një realizim në masën rreth 39.6 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë është 13.5 përqind më i lartë ose rreth 4.7 miliard lekë më shumë.
Niveli i suficitit në muajin e tetë të vitit 2018 rezultoi në rreth 4.08 miliardë LEK, ose rreth 3.98 miliardë lekë më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë ku niveli i suficitit rezultonte në 101 milion lekë.
Policia e Lushnjës mbrëmjen e djeshme ka kryer kontrolle të ...
Policia e Beratit ka vënë në pranga dy shtetas të cilët kanë...
Policia italiane sekuestroi ditën e djeshme në Macerata, 4 k...
Me datën 30 shtator qytetarët e Maqedonisë pritet të votojnë...
Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës ditën e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma mbrëmjen e djesh...
Policia amerikane gjatë një operacioni 10-ditor ka arrestuar...
Tashmë prej shumë vitesh në ekranin e “Top Channel”, të diel...
Një stuhi e fuqishme e quajtur “medicane” do të kërcënojë vi...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gj...
Ditën e djeshme në qytetin e Durrësit një e moshuar është gj...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Këngëtarja Mimoza Shkodra ka anuluar performancën në një nga...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin B...
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë një ditë pasi ...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Portali E-Albania, përtej aspekteve pozitive që ka sjellë në...
Një sërë ndryshimesh janë propozuar në ligjin nr. 9518, datë...
Moti edhe për ditën e sotme pritet të dominohet nga kthjelli...
Do të jeni mjaft të aftë për të lexuar synimet e personave q...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...