web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çmontohet grupi i prokurorëve/ Dosja “Tahiri” drejt asgjësimit?  

21 Shtator 2018, 09:47, Aktualitet CNA

Prej rreth një viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dy akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri; trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Prokurorë të çështjes se Tahirit në atë kohë u caktuan ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj si dhe prokurorët Elisabeta Imeraj e Gentian Osmani.

Por, çfarë po ndodh me grupin e prokurorëve që mori në dorë një ndër dosjet më të bujshme.

Elisabeta Imeraj, në fillim të muajit Gusht, u emërua drejtuese e komanduar në krye të Prokurorisë së kryeqytetit, pas shkarkimit të Dritan Rreshkës nga procesi i Vettingut.

Me largimin e saj filloi dhe çmontimi i  grupit të prokurorëve të rastit ?Tahiri?. Largimi i Imerajt nga Krimet e Rënda, edhe pse një nga prokuroret më të mirë të sistemit prokurorial, ka ngritur shumë dyshime. Imeraj është një ndër prokurorët që gëzon simpatinë si nga ana e mazhorancës, edhe opozitës, pyetja që shtrohet është se çfarë do të ndodhë me dosjet e ?nxehta? që ajo ka pasur nën hetim?

Ndërkohë, ditën e djeshme ka pasur të tjera lëvizje surprizë, te Krimet e Rënda.

Kryeprokurorja Arta Marku vendosi të ?internojë? tre prokurorë të Krimeve të Rënda, mes të cilëve edhe një tjetër prokuror i çështjes ?Tahiri?, Besim Hajdarmataj.

Prokuroi që firmosi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe që punoi fort për arrestimin e tij, ditën e djeshme u ?internua? në krye të Prokurorisë së Pogradecit.

Kujtojmë këtu se me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, Hajdarmataj u shkarkua edhe nga detyra kreut të Krimeve të Rënda dhe në vend të tij u komandua prokurorja Donika Prela.

Tashmë nga grupi i prokurorëve që hetoi çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbetur vetëm Gentian Osmani. Duke parë ndryshimet e bujshme që bëri Arta Marku pas marrjes së detyrës, nuk do të ishte e habitshme që edhe këtë ta presin lëvizje surprizë. Por, pyetja që shtrohet në këtë rast është çfarë do të ndodhë me një ndër dosjet më të nxehta, ajo për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri?

Do të asgjësohet apo do të caktohen prokurorë të tjerë, kjo mbetet për t’u parë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga