Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka thënë se bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, Fatmir Meta anëtari i bandës së Zani Çaushit dhe kryeinspektor i Edi Ramës kërcënoi sot deputetin Agron Shehaj.
Basha është shprehur se deputetët Shehaj dhe Meçorapaj ishin në krye të detyrës pë?r të mbrojtur qytetarët nga dhuna policore, që nuk prek kompleksin e Alban Xhillarit, donatorit të Ramës dhe zaptuesit të bregdetit të Jalit.
Më tej kryedemokrati i ka adresuar një paralajmërim të fortë Kryeministrit ?Edi Rama do të mbajë përgjegjësi nëse i preket një fije floku çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës?.
DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA
Mirëmbrëma!
Të dashur bashkëqytetarë, gjatë gjithë ditës ju dhe fëmijët tuaj keni përjetuar dhe keni parë përmes ekraneve ngjarje tronditëse që janë zhvilluar në Jal; dhunimin barbar të banorëve, të të rinjve dhe madje edhe të fëmijëve, të cilët u ngritën në mbrojtje të banesave të tyre dhe objekteve të tjera, të shkatërruara barbarisht nën dhunë policore dhe bandideske nga banditët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Prania policore në Jal ka një dhe vetëm një qëllim; për të grabitur trojet e çmuara të Jalës.
Kjo ndërhyrje ka qenë e dhunshme, e paligjshme dhe me akte të rënda si arestimi dhe shoqërimi i të miturve.
Dëshmitarët dhe banorët kanë dëshmuar sot në media se toka do t?i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t?u shndërruar më pas në pasuri të miqve të Edi Ramës. Është e njëjta skemë mafioze grabitje si Teatri Kombëtar.
Banorët vunë në dukje se shembja e banesave të tyre është bërë pa asnjë lajmërim, me pretendimin se janë pa leje, ndërsa kompleksin e Alban Xhillarit, një prej financuesve të pasurisë së pasurisë prej 200 milionë eurosh që OSBE-ja ka deklaruar se Edi Rama posedon tash sa vite, mirëbërësit dhe donatorit të Edi Ramës, që ka zaptuar të gjithë bregun e Jalit, nuk e preku fare ky operacion i banditëve me uniformë.
Deputetët tanë, Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj u nisën menjëherë pasi shpërtheu konflikti me veprimtarinë tinzare që nisi në orët e para të mëngjesit pa asnjë njoftim dhe dhunimit të banorëve nga Policia.
Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë me banorët dhe me përfaqësuesit tanë, deputetët e opozitës.
Kryeinspektori Fatmir Meta, Fatmiri i Nasibesë siç njihet ndryshe, kërcënoi deputetin e Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ndërsa ai bënte detyrën në krah të njerëzve, duke i kërkuar llogari kryeinspektorit dhe banditëve të tij për veprimet e tij antiligjore.
Për ata që nuk e njohin, sepse janë tepër të rinj ose dhe e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmiri Nasibesë, Fatmir Meta, është ish-shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët.
Me makinën e shefit të komisariatit të Tropojës, pra të Fatmir Metës, udhëtoi me 12 Shtator 1998 për në Tiranë, banda që ekzekutoi heroin e demokracisë, Azem Hajdari. Po atë natë, me makinën e shefit të tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e policisë u kthye në Tropojë e pandaluar nga askush.
Nën përgjegjësinë e plotë të Fatmir Metës, komisariati i Tropojës veshi nën uniformë bandat dhe banditët që terrorizuan të gjithë veriun e Shqipërisë.
Gjatë kësaj periudhe në territorin ku drejtonte rendin dhe sigurinë publike së bashku me bandat, u vodh 3 herë Banka e Kursimeve të Tropojës dhe u vranë 86 qytetarë, një prej të cilëve oficer i Policisë së Shtetit, brenda ambjenteve të komisariatit.
Këto janë bëmat e Fatmir Metës i cili u emërua në krye të komisariatit të Tropojës si shpërblim për anëtarësinë e tij në bandën kriminale të Zani Çaushit. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Rama dhe Xhafaj e kanë hedhur policinë në sulm kundër popullit për të mbrojtur grabitjen, për të mbrojtur oligarkët, për të mbrojtur kriminelët, me të cilët ndajnë paratë.
Nga Kukësi, në Tiranë, në Lushnjë, në Jal e në gjithë Shqipërinë banditët e Edi Ramës me uniformë si Fatmir Meta me shokë po ushtrojnë dhunë dhe terror mbi qytetarët.
Kur policia arrin të dhunojë një deputet, është e qartë se ajo është kthyer në një bandë pa tru në shërbim të kryesundimtarit.
Nuk ka më siguri për askënd me përjashtim të kriminelëve. Sot në Shqipëri janë të sigurtë vetëm kriminelët të cilët bëjnë ligjin me bekimin dhe ndihmën e Edi Ramës.
Sot duhet t?i drejtoj këtij banditi dhe kryebanditit një mesazh të drejtpërdrejtë.
Partia Demokratike do të depozitojë sot një kallëzim penal për kryebanditin Fatmir Metën. Drejtësia e ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azem Hajdarit. Kamikazët e Edi Ramës në Prokurori dhe në Gjykata mund tia bëjnë të lehtë për pak muaj, por rrota e drejtësisë do të kapë për bishti.
Ndërsa padrionit të tij, Edi Ramës, po i jap këtë paralajmërim:
Një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës, nga banditi yt Fatmir Meta apo banditët e tjerë, që ke lëshuar si zagarë në të gjithë Shqipërinë, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama, në kokën tënde. / CNA.al
Një 39-vjeçar shqiptar ka tronditur opinionin publik në Ital...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ...
Krye opozitari Lulzim Basha në një deklaratë nga selia e PD-...
Ambasadori i ri i Bashkimit Europian për Shqipërinë, Luigi S...
Historinë çdokush e jeton në mënyrën e vet, për kushtëzim a ...
Pas reagimit të ashpër që strukturat e IKMT-së patën në Vlor...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Një çoban është gjetur i pajetë në zonën e Bjeshkëve. Njofti...
Deputetët e opozitës akuzuan mazhorancën për shkelje të Kush...
Selia e Partisë Demokratike ka njoftuar se kreu i Partisë De...
Policia ka arrestuar njërin prej grabitësve të gjashtë shtet...
Një 40 vjeçar është gjetur i pajetë në derën e spitalit të ...
Kreu i opozitës, Lulzim Basha në një konferencë për mediat n...
Ditën e sotme një grup artistësh dhe përfaqësuesish të Shoqë...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka treguar rrugën ...
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në “New...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, r...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar propoz...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-themelu...
Juristi Çlirim Gjata ka komentuar propozimin e kreut të opoz...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...