web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha kërcënon hapur Ramën

18 Shtator 2018, 17:22, Aktualitet CNA

Pas reagimit të ashpër që strukturat e IKMT-së patën në Vlorë, ndaj deputetit Agron Shehaj kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat i ka adresuar një paralajmërim të fortë kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bashës përplasja e IKMT me njerëzi dhe deputetët është realizuar nga Fatmir Meta, i cilësuar si kryebanditi që ekzekutoi Azem Hajdarin.

Ai ka bërë me dije se PD do të depozitojë sot një kallëzim penal për Fatmir Metën dhe ka paralajmëruar Edi Ramën, të mos prekë deputetët e tij.

?PD do të depozitojë sot një kallëzim penal për Fatmir Metën, gjithashtu Ramës po i jap një paralajmërim. Një fije floku po ju prek deputetëve përgjegjësinë do ta mbash ti në kokën tënde?,- u shpreh Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga