web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria pa gjykata/ Pas Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, “shkrihet” Apeli

2 Shtator 2018, 09:10, Aktualitet CNA

Procesi i Vettingut, është  tema më e debatuar e momentit në Shqipëri.

Shpresa se do të spastrohen gjykatat dhe prokuroritë, fillimisht ishte e madhe, por mënyra se si po zhvillohet ky proces, po lë dyshime se një gjë e tillë vështirë se do të ndodh.

Momentalisht, Shqipëria, si asnjë vend tjetër në botë nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Vettingu, ka paralizuar dy institucione te  drejtësisë, pas shkarkimit të gjyqtarëve.

Logjikisht masat duhej të ishin marrë paraprakisht, por nga kryeministri Edi Rama, po thuhet se  ?më mirë djepin bosh, se shejtanin brenda?, ndërkohë që për qytetarët dhe rastet e tyre në këto gjykata, s?pyet njeri.

Vonesat në gjykimin e rasteve si në Kushtetuese ashtu edhe në Gjykatën e Lartë po dëmtojnë rëndë efiçencën e gjykimit dhe drejtësinë.

Kaosi më i madh është në Gjykatën e Lartë, e cila po përballet me një mbingarkesë tepër të lartë për shkak edhe të dosjeve të mbartura nga vitet e kaluara.

 ?Vjeshta shkrin Apelin??

Të njëjtin fat si Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, pritet të kenë edhe gjykatat e Apelit.

Më 13 korrik 2018, Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj, paralajmëroi se 400 gjyqtarë dhe prokurorë do të ngelen në procesin e vetingut.

?Rezulton që 50% e tyre të kenë probleme, qoftë për fshehje të pasurive, qoftë për deklarime të rreme, qoftë për raste të konfliktit të interesit. Është një numër shqetësues, jashtëzakonisht i lartë. Vetëm për pjesën e pasurisë, aq sa ne jemi të lejuar të bëjmë, shifra është arritur te 50.1%?, deklaroi kreu i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj.

Sipas tij, bazuar mbi të dhënat që disponon ILDKPI, sistemi i drejtësisë rrezikon një ngërç edhe më të madh.

?Pjesa e gjyqtareve të Apelit është pjesa me përqindjen më të lartë të problematikës. Duke parë që Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni, Gjykata e Lartë është me mangësi të mëdha, unë mendoj që vitin tjetër ne do të jemi edhe pa Gjykatë Apeli me këtë trend, që të paktën duket nga të dhënat e para?, u shpreh Ganaj.

Bazuar në këto të dhëna zyrtare, duket se pas Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, edhe gjykatat e Apelit pritet të shkrihen./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga