web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Heshti për sulmin ndaj gazetares/ Mustafaj turpëron ministrin Xhafaj

30 Gusht 2018, 15:47, Aktualitet CNA

Ish- ministri i Jashtëm dhe analisti Besnik Mustafaj gjatë një prononcimi për ?News 24? është shprehur, se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa duhet të reagonte për sulmin e bërë kundrejt gazetares, Klodiana Lala.

?Ministri Xhafaj duhet të dilte në konferencë për këtë çështje. Duhet të këputen lidhjet me politikën dhe politika përmes institucioneve duhet të godasë krimin?, – ka thënë Mustafaj në prononcimin e tij.

Ai ka shtuar më tej, se sulmi ndaj Lalës nuk është për gazetarët e kulturës, por një mesazh për gazetarët e terrenit dhe për drejtuesit e medias.

Kujtojmë, këtu se nga radhët e qeverisë për sulmin ndaj gazetares Lala ka reaguar vetëm kryeministri, Edi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga