web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

500 milion euro për familjet e prekura nga tragjedia në Genova/ Conte: Shumëfishojini, janë shumë pak

22 Gusht 2018, 21:47, Aktualitet CNA

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka kërkuar pesë fishimin e dëmshpërblimit për familjet e prekura nga shembja e urës Morandi në Genova.

Sipas tij, 500 milionë euro të ofruara nga shoqëria koncesionare ?Autostrade per l?Italia?, janë shumë pak.

Ndër të tjera, shefi i qeverisë italiane ka thënë se kjo shumë është shumë pak në krahasim me fitimet e kësaj shoqërie ndër vite.

Gjithashtu Conte ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj shoqërisë koncesionare , nëse prish marrëveshjen me shtetin italian.

Kujtojmë se ?Autostrade per l?Italia?, pas mbledhjes së bordit organizativ, vendosi të ofrojë 500 milion euro për familjet e evakuuara nga tragjedia e Genovas.

Ndërkohë partia tjetër e koalicionit qeverisës, ?5 yjet?, ka hedhur idenë e shtetëzimit të autostradave. /CNA.al





Lajmet e fundit nga