E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Në të shkuarën merkatoja e futbollit në kampionatet më të rëndësishme të Europës është mbyllur gjithmonë në ditën e fundit të gushtit, por këtë verë ka nisur një modë e re, me Premier Ligën që e mbylli merkaton në ditën e fundit para startit të kampionatit dhe me Italinë që e ka imituar, sepse dje në mbrëmje u kryen transferimet e fundit në Serinë A, të paktën për sa u përket afrimeve.
Gazzetta dello Sport ka vendosur notat e një merkatoje verore plot lëvizje të bujshme, me Serinë A që ka shpenzuar 1 miliard e 50 milionë euro, duke njohur një rritje të jashtëzakonshme në krahasim me të shkuarën dhe duke mbetur pas vetëm në krahasim me Premier Ligën, që ka të ardhura të jashtëzakonshme.
Juventus 9.5: Gjithçka vërtitet rreth Cristiano Ronaldo-s: ylli portugez i ka dhënë një dimension të ri Juventusit, diçka e e pamendueshme deri para një viti. Zbarkimi në Itali i kampionit të Realit është sinjali më i qartë që Juventusi e ka seriozisht dhe ka bërë një sforcim ekonomik që e ka synimin te fitimi i Champions League. Nuk mbaron me Ronaldon, sepse lojtarë si Emre Xhan, Kanselo dhe i rikthyeri Bonuçi janë përforcime shumë cilësore, ndërkohë që nuk janë larguar emra me peshë si Pjaniç, Rugani e Aleks Sandro.
Inter 8.5: Në letër është Interi klubi që ka punuar më mirë në merkaton verore, pas Juventusit. Ajo që kanë bërë drejtuesit e klubit zikaltër është fantastike, sepse në fund të sezonit të shkuar duhej të arkëtonin shumë milionë për të përmbushur kriteret e Fair-Play financiar, mision i përmbushur me sukses. Drejtori sportiv Auzilio tentoi gjatë të rrëmbente Luka Modriç, por edhe pa të skuadra është përforcuar në mënyrë të jashtëzakonshme, me emra si De Vrij, Vrsaljko, Keita e sidomos Lautaro Martinez.
Roma 8: Shitjet e emrave si Alison e Naingolan dëshpëruan jo pak tifozët, por më pas Monchi nisi magjitë e tij, duke afruar 12 lojtarë të rinj. Pastore shton ndjeshëm cilësinë, Kluivert është një lojtar me të dhëna të jashtëzakonshme. N?Zonzi është qershia mbi tortë, një futbollist që mund të bëhet lider në mesin e fushës.
Milan 7.5: Ndoshta nota është disi e ulët sepse pritej ndonjë futbollist me fantazi në mesin e fushës, por nuk duhet harruar ku ishte Milani në fillim të verës. Një klub i dënuar nga UEFA, me borxhe të pashlyera dhe pronar që nuk dukej. Më pas Elliott mori frenat e klubit, erdhën Leonardo e Maldini dhe janë afruar emra të rëndësishëm, duke nisur nga Gonzalo Higuain, sulmues që mbetet në elitën e futbollit botëror dhe Milanit i mungonte. Tani Gattuso ka në dispozicion një skuadër shumë më cilësore se sezonin e shkuar dhe në janar, nëse do nevojitet, klubi do lëvizë sërish, me synim 4 vendet e para.
Napoli 6.5: Situatë paksa e çuditshme te Napoli, sepse Karlo Ancelotti është një ndër trajnerët më të mirë në botë dhe ka shtuar optimizmin, por nga ana tjetër nuk është blerë askush përveç spanjollit të talentuar Fabian Ruiz. Talenti nuk mungon, por ndonjë përforcim më shumë pritej.
Lazio 6.5: Nëse gjithë Europa kërkon Milinkovic-Savic dhe në fund Lazio nuk e shet, kjo është shenjë force dhe mjafton kaq për t?u quajtur merkato pozitive. Nëse pastaj Igli Tare ka afruar me kosto të ulët disa lojtarë cilësorë, duke nisur nga kroati Badelj, atëherë merkatoja verore quhet pozitive.
Të tjerat, spikatin Torino e Fiorentina. Toro ka bërë dy goditje të shkëlqyera në fund të merkatos, duke blerë Soriano e Zaza, ndaj trajneri Mazzarri tashmë është plotësisht i kënaqur dhe Europa League është objektiv i arritshëm. Shumë aktive edhe Fiorentina, që ka refuzuar çdo ofertë për yjet e saj dhe ka vazhduar rinovimin, me emra si Pjaca e Mirallas që premtojnë shumë, pa harruar disa të rinj ende të panjohur. Atalanta çdo vit shet ndonjë yll dhe këtë verë trajneri Gasperini u mërzit jo pak, por në ditën e fundit të merkatos u ble argjentinasi Rigoni dhe skuadra nuk është aspak e keqe, edhe pse mosha mesatare është ulur sërish dhe pritshmëritë e mëdha mund të dëmtojnë ekipin.
Notë mesatare për Genoa dhe Sampdoria, dy klubet gjenoveze që këtë verë kanë lëvizur jo pak në merkato, por Genoa duket se ka punuar më mirë, duke bërë një revolucion të nevojshëm, ndaj i duhet vetëm pak kohë. Samp nuk ka mundur të blejë sulmues cilësor, pasi Zaza shkoi te Torino, ndaj për momentin dyshimet janë të mëdha. Sassuolo vazhdon në rrugën e sezoneve të shkuar, duke guxuar me trajnerin e ri De Zerbi dhe duke shpenzuar jo pak për emra si Locatelli e Marlon, përveçse është kthyer në Itali Kevin-Prince Boateng.
Pjesa tjetër? Nga Cagliari e Bologna e deri në fund të gjitha ekipet kanë lëvizur jo pak, por sardët kanë shtuar eksperiencën dhe Bolonja beson te një emër i njohur si Filipo Inzaghi, i cili edhe si trajner po shkëlqen. Udinese është një mister total, me trajner të ri e shumë lojtarë të panjohur në ekip, ndërsa nga ekipet që shihen si të rrezikuara për mbijetesën, Parma duket ekipi që ka lëvizur më mirë në merkato.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është zotuar se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan është rikonfirmuar...
Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet ndaj ish-kryepro...
Tashmë kanë kaluar katër ditë nga tragjedia e Genovas, ndërs...
Forcat e Shërbimit Civil në Itali kanë gjetur personin e fun...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, tek “Ura e...
Vladimir Putini vjen në Gjermani. Çfarë është në rend të dit...
Stuhia e fortë e shoqëruar me breshër mbremjen e së premtes ...
Dikur ishte një qytet me mbi 10 mijë banorë, por sot ka vetë...
Spitalet në të gjithë shqipërinë kanë bërë transparente list...
Aksidentet në Shqipëri vijojnë të shkaktojnë pasoja fatale. ...
Kreu i grupit parlamentar, të LSI-së Petrit Vasili me anë të...
Tre automjete janë përfshirë ditën e sotme në një aksident t...
Autobusi, i cili u përplas të martën në kryeqytetin e Ekuado...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon të hed...
Avokati Altin Goxhaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të ...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur ...
Në një shkrim të botuar sot në portalin Pamfleti, hidhen aku...
Portali Pamfleti, ka zbuluar sot një histori që sipas tij, t...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllime për nd...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...