web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i video-skandalit erotik/ Tregon lidhjet e deputetit të PS-së me Shullazin

18 Gusht 2018, 10:57, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reguar në  lidhje me përgjimin ku deputeti i PS-së,  Jurgis Çyrbja ka biseduar Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.

?Është e papranueshme sesi nga Prokuroria nuk ka asnjë reagim për komunikimet e përgjuara në mënyrë të ligjshme prej saj, ku deputeti I Edi ramës ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës. Kjo pronë është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja, por ndryshe nga Shullazi që është në burg, Çyrbja është në parlament nën mbrojtjen e Edi Ramës?,- është shprehur Salianji.

Salinjani është shprehur më tej se si ka mundësi që Edi Rama, i cili cili komenton edhe fustanet e grave, nuk ka folur për lidhjet e deputetit të tij të Shijakut me bandën e Emiljano Shullazit.

Në përfundim të deklaratës së tij, Ervin Salianji ka thënë se Rama kështu po mbron edhe  Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, Mark Frrokun, Arben Ndokën, Armando Prengën dhe çdo lidhje të krimit brenda dhe jashtë parlamentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga