web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal seksual në SHBA/ 300 priftërinj abuzojnë me të mitur

15 Gusht 2018, 14:23, Aktualitet CNA

Kisha katolike në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përfshirë në një skandal seksual , pasi është zbuluar se 300 priftërinj kanë abuzuar me fëmijë.

Ky është skandali më i madh që ka prekur Kishën Katolike prej vitesh. Kjo ngjarje është publikuar në një raport prej 884-faqesh, nga prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, Josh Shapiro.

?Ishte abuzim seksual i fëmijëve, përfshirë këtu përdhunimin, i cili u krye nga burra të rritur, priftërinj kundër fëmijëve?, – ka deklaruar prokurori.

Sipas informacioneve, ai është bazuar kryesisht në dokumentet e arkivave sekrete të mbajtura nga dioqezat, duke përfshirë këtu rrëfimet e shkruara nga priftërinjtë.

Kurse nga Kisha Katolike në Pensilvani nuk është dhënë ende asnjë koment./ CNA. al





Lajmet e fundit nga