Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Arian Galdini
Le tia nisim me pyetjen se përse ‘risia’ nuk inkurajohet dhe nuk gjen terren për tu rritur e ngritur në këmbë në vendin tonë?
Sepse: ‘Ata’, ‘Zotëruesit e Pushteteve’, pra ata që kanë qenë dhe janë, pra ‘E vjetra’, i tjetërson duke sajuar risitë e veta nga laboratorët e saj e duke krijuar iluzionin se i përmbush nevojat e ‘publikut’.
Autoriteti në kushte normale lirie dhe demokracie, vjen nga dinjiteti, respekti, aftësia, drejtësia, qëllim-mbarësia dhe humaniteti kur i bën gjërat.
Fuqia e vetme në kushte normale lirie dhe demokracie është Fuqia e Qytetarit dhe e Ligjit përballë të cilit të gjithë qytetarët janë të barabartë. Por, në mungesë të lirisë dhe demokracisë ata na japin si Fuqi, përdhunën e Pushteteve të Shtetit dhe Parasë.
Pushtetet e Shtetit keqpërdoren për Plaçkitje, Zhvatje e Pasurim, e po ashtu Pasurimi nga Plaçkëbërja dhe Zhvatja përdoren për të siguruar padrejtësisht Pushtetet e Shtetit.
E publiku nuk respekton më të talentuarin, por batakciun e suksesshëm.
Publiku nuk respekton e as vlerëson më karakterin, integritetin, vlerat e parimet, por makutërinë, zhdërvjelltësinë për plaçkëbërje, marifetet dhe poshtërsinë që të japin para, fuqi dhe sukses në ditët e sotme.
Publiku mësohet të mos e nderojë më të ndershmin e të virtytshmin, por të lëvdojë dhe admirojë fuqinë e hajdutit, mashtruesit, atij që i bën gjithë të ligat por që ia del të bëjë plaçkë, të pasurohet shpejt, të bëjë apo blejë akses në “elitat e reja”, pra të konsiderohet si i shkathët, i zoti dhe i suksesshem.
Ata krijojnë ‘djem e vajza të reja’ që për hir të suksesit, famës, e fuqisë, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka.
E publiku mësohet të nderojë më shumë një ‘deputet’ a ‘ministër’ a “figurë partie” që gjithë meritën që ka është se e kanë bërë Deputet, Ministër apo Figurë Partie për shkak të cilësive të tilla si: ‘bindshmeria’, ‘deklarataleximi’, ‘skuthëria’, ‘çdinjitetëzimi’, ‘dehumanizimi’, mashtrimi, vjedhja, plaçkëbërja, etj, etj…
Publiku nuk e njeh më partnerin e tij, mikun e tij, guximtarin dhe luftëtarin për të mirën publike, mendimtarin kritik, njeriun me vlera dhe integritet. Publiku e shpërfill, e përbuz, e nënçmon atë që është i ndershëm por i dobët e i pafuqi, ngase i ndershmi e ka të vështirë të ndërtojë fuqi apo autoritet në këtë shoqëri ku triumfon ‘Batakçiu që i bën të gjitha’.
Këtu vlen më shumë kaqoli e ‘idioti’ të cilin ‘Ata’ e bëjnë deputet, ministër, e figurë partie. Ndërsa të talentuarit e të ndershmit i mbyllet çdo rrugë e mundësi e pengohet me gjithçka e në gjithçka.
Këtu flitet mirë për ‘Të Fortët’ që na vjedhin e sundojnë. Por njëkohësisht flitet shumë keq plot zemëratë të pakuptueshme për të ndershmit e të talentuarit që guxojnë të kenë ambicje e veprojnë publikisht për të mirën publike.
Këtu, vlen më shumë një ‘zero’ që ‘Ata’ e bëjnë ‘personazh publik’ e që shëtitet si klloun nëpër ekrane, gazeta e revista, sesa një i vetëbërë që ka shumë për të thënë e për të bërë e që vlen vërtetësisht.
Këtu nuk vlen dija, por sinjali i Partisë se kush do të jetë Kaqoli i rradhës që do të ngjitet si yll.
Nuk vlen fuqia e karakterit, integriteti e vetëbërja, por shërbëtorizmi dhe bindshmëria ndaj vijës së Partisë.
Nuk vlen talenti por skuthëria dhe gatishmëria për të bërë gjithçka.
Nuk vlen përvoja, por mashtrimi.
Ketu, Ata por edhe publiku, pëlqejnë fotogaleritë prej fashionistësh me veshje e pushime luksi, me gala e harbime showbizi si edhe të vilave të hajdutëve dhe plaçkëbërësve që administrojnë para dhe pushtete publike.
Nuk pëlqehen ‘sandalet’ e të ndershmëve dhe të talentuarve të vetëbërë.
Këtu, hapësira publike është e tejmbushur me ‘klone’, kaqola, idiotë, batakçinj, intelektualë dhe analistë partie, lustraxhinj, mediokër, mashtrues, hajdutë, skutha, të cilët i bëjnë lavde e qoka Kryetarëve dhe partive e patjetër edhe njëri-tjetrit, dhe e shtijne Publikun në zili për suksesin e “Këtyre” që janë kaq të suksesshëm e kaq të arrirë në jetën e tyre, ani pse këta janë plaçkëbërës të pacipë, hajdutë, mashtrues dhe kotësinarë.
Këta janë në Pushtet, në Opozitë, në Media, në Art, këta janë ‘elitat e reja’, pasunarët e rinj, plaçkëbërës me paratë dhe pushtetet e publikut, hajdutë e mashtruesa, bashkë me kllounët e tyre që i argëtojnë si analistë të ngrefosur të cilët ndihen si kategori sipërore ngase mund të hyjnë në Oborre nga Porta Kryesore edhe pse janë rrogëtarë e shërbëtorë të rëndomtë.
E Publiku humbet busullën. Publiku, nuk e arrin dot kuptueshmërinë e së drejtës dhe të vërtetës.
Kështu publiku stepet, struket dhe humbet rolin e tij e mundësinë e tij njëkohësisht.
Ne e kemi detyrim ndaj duhet ta themi të vërtetën.
Duhet ta themi pa droje sepse e vërteta na çliron të gjithëve.
Përndryshe shpresa se gjërat mund të ndryshojnë nuk do të lindë kurrë.
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Kjo e martë do të jetë një ditë mjaft e mirë për të lindurit...
Një aksident i rendë është regjistruar rreth orës 23:10 në P...
Prej disa netësh banorët e plazhit apo dhe lagjeve të qyteti...
Aktori i humorit, Rezart Veleshnja ka sulmuar Kryeministrin ...
Wilmer Valderrama mbetet personi që e mbështet më shumë Demi...
Lideri historik i PD, ish-kryeministri Sali ka reaguar ditën...
Shtëpia e Bardhë, pritet të procedojë penalisht ish-këshillt...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e shtetit, Ed...
Një 14 vjeçar ka humbur jetën pasi një monument është rrëzua...
Çështjes së pastorit amerikan, i cili mbahet në arrest shtpi...
Dollari amerikan arrin majat edhe në tregun vendas. Sot mone...
Plot 42 lëkundje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkenc...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Londër, dënoi me 17.5 vite bur...
Nga rrëzimi i një avioni në Alpet Franceze pavarësisht nga k...
Pas 4 mujash negociata, prodhuesit e bukës kanë arritur të g...
Jemi ende në stinën e verës dhe në këtë kohë kur temperatura...
Udhëheqësit e pesë vendeve që rrethojnë Detin Kaspik ranë da...
Detaje të tjera dalin në dritë nga djegia e banesës në Fier....
Një zjarr i cili përfshiu County Wicklow në Irlandë, zbuloi ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...