web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Koha për shpagim! Enca zbulon bashkëpunimin me armikun më të keq të Noizy-t

11 Gusht 2018, 10:20, Lifestyle CNA

Prej kohësh Enca ka paralajmëruar se shumë shpejt do të hedh në treg një këngë të re. Madje disa ditë më parë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram Enca zbuloi se kënga e saj e re do të mbante titullin ?Kujt po i han? dhe për më tepër do të ishte një bashkëpunim.

Mirëpo askujt nuk i kishte shkuar mendja se do të bëhej fjalë për të bashkëpunuar me një reper, i cili njihet si një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të Noizy-t, falë diss-eve të shumta që ata i kanë bërë njëri-tjetrit, Don Phenom.

Këtë bashkëpunim dy këngëtarët e kanë konfirmuar edhe duke postuar një video në Instastory ku shfaqen së bashku.

Madje edhe fansat e tyre kanë publikuar një video amatore ku konfirmojnë vërtetësinë e këtij bashkëpunimi.





Lajmet e fundit nga