Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
E Ngarkuara me politikën e jashtme të BE, Federica Mogherini dhe tre ministra të jashtëm të BE, Jeremy Hunt nga Britania e Madhe, Jean-Yves Le Drian nga Franca dhe Heiko Maas nga Gjermania i kanë dënuar së bashku sanksionet e SHBA kundër Iranit.
Pas tërheqjes së administratës së SHBA nga “Marrëveshja me Iranin”, e cila synon një përdorim paqësor nga Irani të energjisë bërthamore, BE, Kina dhe Rusia vazhdojnë t’i përmbahen Marrëveshjes.
BE dëshiron t’i anashkalojë sanksionet amerikane që hyjnë nesër në mëngjes në fuqi dhe të cilat dënojnë edhe sipërmarrjet evropiane, që bëjnë tregti me Iranin, shkruan DW.
Sanksionet “sekondare” Komisioni Evropian në Bruksel i konsideron ilegale. Amerikanët duan t’ua ndalojnë ndërtuesve evropianë të automjeteve, bankave dhe koncerneve energjetike bizneset me Iranin. Po e shkelën ndalimin, mund të konfiskohen pasuri të firmave në SHBA.
BE synon t’i bllokojë sanksionet amerikane
Prandaj BE ka nxjerrë një të ashtuquajtur “Blocking Statute”, për të frenuar efektin e sanksioneve amerikane. Firmat evropiane fitojnë të drejtën që t’i hedhin në gjyq para gjykatave evropiane dënimet amerikane dhe të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti amerikan ose nga sipërmarrjet amerikane. Në praktikë, kjo rrugë mund të rezultojë shumë e gjatë dhe e vështirë. “Statuti bllokues”është hartuar që në vitin 1996, por nuk është përdorur deri tani. Atëherë u hartua për mbrojtje nga sanksionet amerikane kundër Kubës dhe Iranit, por SHBA u tërhoqën pas kësaj prej tyre.
“Blocking Statute” u ndalon sipërmarrjeve evropiane që t’u përmbahen sanksioneve amerikane. Kjo mund të ndëshkohet me gjoba në shtetet anëtare të BE. Megjithatë “ne nuk ua përcaktojmë sipërmarrjeve vendimet ekonomike që do të marrin ato. Asnjë sipërmarrje nuk mund të detyrohet të investojë në Iran”, thotë një nëpunës i BE. Me fjalë të tjera, një sipërmarrje mund të thotë se po tërhiqet për arsye ekonomike dhe jo për shkak të sanksioneve të SHBA nga Irani.
Sa i madh mund të jetë dëmi ekonomik për sipërmarrjet, që preken nga sanksionet sekondare të SHBA, këtë BE nuk e shpreh dot në shifra. Që tani, shumë sipërmarrje e banka kanë thënë se do të tërhiqen nga biznesi me Iranin, para së gjithash në ato raste kur ato kanë pasuri të paluajtshme në SHBA, të cilat shteti mund t’i konfiskojë.
Shumë banka private, midis tyre edhe Deutsche Bank, nuk duan të kenë të bëjnë me temën e Iranit. Për to qasja e papenguar në tregun financiar amerikan është shumë më e rëndësishme.
Të prekura nga sanksionet e SHBA janë para së gjithash firma franceze dhe italiane. Koncerni energjetik francez “Total” nuk do ta vazhdojë më një projekt të madh prej pesë miliardë eurosh. Sipërmarrjet italiane i kanë anuluar tashmë investimet e planifikuara. Ngjashëm ka vepruar edhe koncerni gjerman Siemens.
“Ne duam të tregojmë se ndihemi edhe më tej të detyruar ndaj Marrëveshjes me Iranin”, thotë një nëpunës i lartë i BE. Shpresa është që edhe udhëheqja e Teheranit, e cila ndodhet nën presion të madh ekonomik t’i përmbahet marrëveshjes dhe të heqë dorë nga ndërtimi i armëve atomike.
Kreu i PD-së së Librazhdit, Bujar Vreto, ka denoncuar abuzim...
Avokati i njohur, Altin Goxhaj ka reaguar sërish në lidhje m...
Në Holandë ka filluar një fushatë për ndërrimin e emrave të ...
Dy javë pas zjarrit vdekjeprurës në rajonin e Atikës, që i m...
Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gjirokastër–S...
Gruaja e presidentit të Sirisë Bashar al Assad, Asma al Assa...
Një vërshim i fuqishëm balte i cili u shkëput nga rrëza e ma...
Historiani i njohur, Kastriot Derivishi ka rikujtuar vështir...
Hyrja e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB),...
Ditën e sotme një turist nga Kosova është mbytur në plazhin ...
Dy avionë janë përplasur ditën e sotme në Turqi, në aeroport...
Policia greke ka arrestuar një 37 vjeçar shqiptar, i cili u ...
Një mozaik i panjohur deri më sot është zbuluar nga gërmimet...
Një 21 vjeçari i cili ka qenë duke punuar në një shtyllë ele...
Zjarri i fuqishëm me të cilin u përball Greqia la pas rreth ...
Familja e Blendi Fevziut u bekua pak kohë më parë me ardhjen...
Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka sulmuar Qeverinë në lidh...
Ekipi i kyesuar nga Christophe Snoeck përdori radiokarbonin ...
Janë publikuar për herë të parë pamjet e aksidentit tragjik ...
Rusia tha të enjten se ka në plan të kundërpërgjigjet ndaj S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...