web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas lajmit se është në gjendje të rëndë shëndetësore, “Kemal” flet për herë të parë për sëmundjen

7 Gusht 2018, 20:30, Aktualitet CNA

Mediat turke zbuluan se aktori i njohur turk Burak Ozçivit ishte shumë i sëmurë, pasi ishte prekur nga ?burnout syndrome?, një gjendje e lodhjes emocionale, mendore dhe fizike të shkaktuar nga stresi i tepruar dhe i zgjatur.

Ndër të tjera u raportua se aktori i njohur ndryshe si ?Kemal?, kishte vendosur të zhvillonte disa seanca terapie me psikologun.

?Kam arritur çdo gjë që kam dashur në jetë. Kam bërë gjithçka doja, kam udhëtuar, kam njohur vende të reja por asgjë nuk më kënaq më? ? është shprehur Burak për psikologun.

Mirëpo mesa duket aktorit nuk i ka pëlqyer zhurma në media dhe ka vendosur të reagojë për herë të parë. Burak Ozçivit tha se gëzon shëndet të plotë dhe se po punon për të ardhur për fansat me një projekt të ri shumë shpejt, raporton Xing.

?Nuk ka asgjë të tillë, përkundrazi jam shumë i motivuar për sezonin e ri. Kam projekte të reja të cilat aktualisht po i mësoj skenarin?, ka thënë aktori.

 





Lajmet e fundit nga