web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi/ Paraziti që ndodhet në jashtëqitjen e maces mund t’ju ndihmojë të bëheni sipërmarrës

30 Korrik 2018, 10:25, Kuriozitete CNA

Keni dashur gjithmonë të nisni një biznes, por frika dhe pasiguritë nuk ju kanë lejuar të merrni iniciativën? Mesa duket zgjidhja e problemit tuaj ndodhet në jashtëqitjen e maces.

Sigurisht, duket si një shaka e keqe, por është e vërtetë!

Një studim i ri i publikuar këtë javë bën lidhjen mes një paraziti të gjendur në feçet e maceve me mungesën e frikës dhe në rritjen e sjelljeve të guximshme të gjendura kryesisht tek sipërmarrësit.

Dr. Stefanie K. Johnson, lideri i studimit tha për CNN se njerëzit mund të infektohen nga paraziti i njohur si Toxoplasma gondii në qoftë se kanë kontakt direkt me feçet e maceve, ose me objekte të ndotura me të.

Studimi u publikua të mërkurrën nga Proceedings of the Royal Society B.

Njerëzit e infektuar kryesisht nuk kanë simptoma të një infeksion të toxoplasma-s, por në fakt kanë ndjesinë sikur janë të sëmurë me grip. Paraziti qëndron për një kohë të gjatë në trup, në një vend të veçantë.

Doktor Johnson thotë:

Vendi më i zakonshëm ku ky parazit preferon të shkojë është truri. Ka shumë nga ne që ?vërdallosen? me parazitin në tru dhe nuk e dinë.”
Sipas studimit, të paktën 2 miliardë njerëz nga e gjithë bota janë të infektuar me parazitin që rritet në jashtëqitjen e maces.





Lajmet e fundit nga