Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Vetingu i nisur në drejtësi po jep sinjale se është në rrugën e duhur. Edhe pse u sulmua fort nga politika dhe shumë pak mendonin se të korruptuarit do prekeshin, deri më tani kanë ikur rreth 17 emra të njohur të drejtësisë, ndërsa kjo listë do të shtohet në ditët në vijim, shkruan gazeta ?SOT?.
Nëse shihen të gjitha seancat dëgjimore të mbajtura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, disa emra kanë ikur qoftë për shumë pak lekë që nuk justifikojnë, ndërsa të tjerë janë akuzuar se nuk kanë shlyer tatimet, apo kanë ikur sepse është vënë re se kanë paguar drita në banesa të tjera. Por teksa po shkarkohen gjyqtarë e prokurorë për vlera të vogla, pse nuk ndodh e njëjta gjë me politikanët? Pyetja që shtrohet natyrshëm është: A duhet që pas drejtësisë vetingu të shtrihet dhe në radhët e politikës?
?SOT? pak javë më parë publikoi pasuritë e shumicës së deputetëve dhe rezulton se një numër i madh i tyre kanë miliona euro pasuri, shumë herë më tepër se disa gjyqtarë e prokurorë bashkë. Çështja e vetingut në politikë është prekur disa herë dhe vetë deputetët kanë thënë se çdo vit për ta ka veting, pasi ata e deklarojnë pasurinë. Por vetingu në drejtësi ka nxjerrë disa defekte sa i takon punës së ILDKP, institucioni përgjegjës për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve. Ka shumë raste kur ILDKP i ka nxjerrë të pastër gjyqtarët dhe KPK ka gjetur shumë shkelje. Vetë kreu i ILDKP Shkëlqim Ganaj deklaroi në Kuvend se kjo ka ndodhur pasi KPK ka akses të pakufizuar, ndërsa ILDKP jo. Pra kjo mjafton që një veting i ngjashëm të shtrihet dhe në politikë.
Deputetët vazhdimisht kanë sulmuar njëri-tjetrin si të korruptuar dhe lidhur me krimin, por kur vjen puna te pasuria, askush nuk ja përmend njëri-tjetrit, pasi duket se ka një konsensus të fshehtë që kjo pikë nuk diskutohet. Normalisht që të ndodhë vetingu në politikë do duhet akoma më shumë punë, pasi ai në drejtësi po ndodh dhe politika po sulmon shumë ashpër.
Pasuritë e deputetëve
Nëse shohim ndër vite se si ka ndryshuar pasuria e deputetëve, rezulton se bëhet fjalë për shifra me 9 zero. Ka shumë nga ata që kanë miliarda lekë. Më të pasurit rezultojnë deputetët që janë njëkohësisht dhe biznesmenë. Agron Shehaj dhe Tom Doshi kanë më shumë të ardhura, të cilat janë me miliona euro. Pas tyre vijnë emra si Astrit Veliaj, Adnor Shameti dhe Agron Çela, që po ashtu kanë të ardhura të shumta për shkak dhe të bizneseve të tyre. Adnor Shameti dhe Astrit Veliaj kanë nga 27 shtëpi, ndërsa Tom Doshi 15. Po ashtu Monika Kryemadhi ka përfituar 8 apartamente dhe i ka shitur.
Për emra të tjerë si Erjon Braçe, Bashkim Fino, bie në sy se kanë makina të shtrenjta. Në bazë të deklarimeve të pasurisë, në radhët e PD ka shumë milionerë, ku dhe dominojnë llogaritë e shumta bankare dhe investimet në bono thesari. Ndërsa në PS ka makina luksoze, banesa dhe rrugë nga më të ndryshmet të fitimit të parave. Fate Velaj i PS ka deklaruar për shembull 1.2 milionë euro të ardhura nga librat që ka shitur. Askush nuk e vë në dyshim pasurinë e gjithsecilit, pasi ajo mund të jetë vënë në mënyrë shumë të ndershme.
Madje ka emra si Agron Shehaj që këto para i kanë pasur para se të futeshin në politikë. Por raportet ndërkombëtare flasin për korrupsion në nivele deputetësh dhe ministrash. Duke qenë se BE kërkon pastrim rrënjësor nga korrupsioni, duket se lind nevoja që vetingu të prekë dhe Parlamentin apo qeverinë.
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e dielë 29 k...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Fale ndikimit mjaft pozitiv te planetëve, jeta juaj ne çift ...
Sot ka qenë dita e nderimeve për heronjtë e kupës së botës. ...
Media shtetërore në Egjip njoftoi se një gjykatë ka dënuar 7...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytezën e Kuçovës, ku i l...
Reshjet e mëdha gjatë sezonit të verës, që kanë përfshirë ve...
Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se një ...
Të pasurit e botës tashmë po jetojnë në luks jo vetëm në tok...
Stina e verës dhe temperaturat e larta janë një rrezik i mad...
Katër orë larg në juglindje të Mexico City ndodhet qyteza e ...
Këngëtarja e suksesshme Eli Fara ishte e ftuara e moderatori...
Në shtëpinë ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, në ...
Këngëtarja Eli Fara ka provuar klipet e para në historinë e ...
Pasditen e sotme, kryeministri Rama dhe kreu i PD, Lulzim Ba...
Për disa ditë me radhë Greqia ka qenë nën “terror”, pasi num...
Policia në Pukë ka bërë të mundur arrestimin e autorit që që...
Dalin të dhëna nga vendimi i gjykatës për Krime të Rënda që ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër de...
Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje 75 persona, përfsh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...