Kapet gomonia me 412 kg drogë në Vlorë/ Në kërkim autorët
Një sasi prej 412 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa...
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, tha me zë atë që po diskutohet së fundmi në rrethet politike, mediatike dhe të drejtësisë-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po funksionon me një ?axhendë okulte? për të goditur fillimisht mediatikisht, e më tej nëpërmjet procedurave të tij, gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar.
Shkëlzen Selimi refuzoi të vijonte të merrte pjesë në seancën dëgjimore të Premten, pasi nuk u pranua një kërkesë e tij për pezullimin e procesit të Vetingut dhe nisjen e hetimit disiplinor për treshen gjykuese që po kryen rivlerësimin kalimtar të tij, të përbërë nga kryesuese Etleda Çiftja, relatore Xhensila Pine dhe anëtare Valbona Sanxhaktari.
Gjyqtari i Lartë argumentoi kërkesën e tij në faktin se, vetëm një ditë para seancës dëgjimore, në televizionin Top Channel ishte transmetuar një kronikë kundër tij, duke u mbështetur në dokumenta konfidencialë, të cilët ishin në dispozicion vetëm të Komisionit të Vetingut (KPK).
Selimi foli për shkelje të konfidencialitetit nga ana e KPK-së, madje edhe për dyshimet se institucioni i Vetingut i ka shitur informacione të dosjes së tij, Top Channel-it. Nga ana e tij, televizioni ka transmetuar një seri kronikash abuzive dhe linçuese ndaj gjyqtarit Shkëlzen Selimi, për qëllime tërësisht private të administratores së organit mediatik, Vjollca Hoxha.
Top Channel ka një proces të hapur gjyqësor në Gjykatën e Lartë për pronësinë e televizionit. Vjollca Hoxha ka ngritur një padi kundër dy ortakëve të tjerë të shumicës dhe gjyqtari Shkëlzen Selimi është një prej anëtarëve të trupës gjykuese. Fakti që ai është goditur shumë gjatë muajit të fundit nga Top Channel krijon dyshimet e forta se Vjollca Hoxha, në bashkëpunim me drejtorin e përgjithshëm të televizionit, Ben Blushi, nuk kanë arritur ta ?fusin në dorë? gjyqtarin Selimi.
Kjo luftë e jo-morale e televizionit ndaj një gjyqtari është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është fakti që edhe një institucion i pavarur, i cili proklamon të sigurojë gjyqësor me integritet, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bashkëpunon në mënyrë të paskrupullt me një televizion, e cila është palë në një proces gjyqësor.
Rasti ?Selimi?, për fat të keq, nuk është i pari ku Komisioni i Vetingut bashkëpunon në mënyrë jashtë-ligjore me organe mediatike. Pak ditë më parë, edhe prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi, akuzoi zyrtarisht dhe publikisht Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se kishte bashkëpunuar në mënyrë abuzive me një portal, nën administrimin e ish-deputetit Alfred Peza, për të nxjerrë të dhëna konfidenciale të saj. Ky i fundit është marrë i pandehur për ?pastrim parash? pikërisht nga një hetim i zhvilluar nga prokurorja Gashi.
Njëlloj si në rastin e Gashit, edhe për gjyqtarin Shkëlzen Selimi, Komisioni i Vetingut ka bashkëpunuar ?në errësirë? me Top Channel-in, i cili ka konflikt të hapur me gjyqtarin.
Shkëlzen Selimi, ashtu si edhe prokurorja Rovena Gashi, kanë akuzuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për shkelje të rëndë të parimit të konfidencialitetit, i mbrojtur në mënyrë të posaçme nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Por, pavarësisht shkeljeve, trupat me nivel thuajse mediokër të Komisionit të Vetingut, kanë rrëzuar me arrogancë argumentat e gjyqtarit dhe të prokurores. Ato kanë vijuar seancat e tyre, në mungesë të këtyre subjekteve, duke e shndërruar procesin në një farsë ligjore dhe proceduriale./ BoldNews
Një sasi prej 412 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa...
Ndërsa vazhdojnë shqetësimet lidhur me mosmarrëveshjet ekono...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon akuzat nd...
Të arritur peshën ideale dhe të mbajturit atë mund të jetë n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dje përsëriti g...
Këngëtari i njohur i hiteve spanjolle,Maluma, duket se po bë...
Një burrë ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati pranë zon...
Aktori turk Engin Altan Duzyatan u bë mjaft i njohur për pub...
Psikopatët janë gjithmonë rretherrotull. Në kohë të qeta ne ...
Me anë të një statusi në rrjetin social kreu i vendit Edi Ra...
Kryetari i PD, Lulzim Bash aka reaguar sërish pasditen e sot...
Para dy ditësh një 30 vjeçar i vuri flakën shtëpisë së vjehr...
Presidenti i Republikës dje me një akt ktheu në kuvend ligji...
Jahti më i madh në botë zbarkon në Gjirin e Sarandës. Lajmin...
“Policia që duam” shpesh herë është bërë pjesë e denoncimeve...
Deptutetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një dekla...
Nga: Ilir LevonjaSot Ilir Meta është njeriu më i sulmuar dhe...
Vala e zjarreve masive në Kaliforni sa vjen e përhapet, duke...
Ilir Meta ka kryer këtë të premte një akt të denjë për posti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...