web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do i dhuronte fëmijën vëllait/ Zbardhet motivi pse 30 vjeçari i vuri flakën shtëpisë

28 Korrik 2018, 12:56, Aktualitet CNA

Para dy ditësh një 30 vjeçar i vuri flakën shtëpisë së vjehrrit të tij për shkak të një konflikti. Çlirim Kasa nga Elbasani eshte babai i një vajze, por së fundmi ishte bërë baba dhe i një djali. Pa pëlqimin e gruas ky i fundit donte t?ja jepte djalin vëllait të tij i cili nuk mund të kishte fëmijë prej vitesh.

Vjehrri i cili vet nuk kishte mundur të kishte djale, por vetëm vajza i ka kërkuar dhendrit të mos ia japë të voglin vëllait, por të lindte një fëmijë të tretë për të, shkruan Faxweb. Këtë gjë Çlirim Kasa nuk e ka pranuar dhe në një moment tensioni i ka vënë flaken shtëpisë, duke e spërkatur fillimisht me benzinë.

Ndërsa 30 vjeçari u shoqërua në komisaritin e policisë Elbasan, mësohet se i porsalinduri gjendet në shtëpinë e xhaxhait, pasi u dhurua nga i ati.

Komunikata:

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagranc shtetasi :

Çlirim  Kasa, 30 vjeç, banues në fshatin Reçan, Elbasan.

Pasi në fshatin Reçan, Elbasan  në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjerrin, shtetasin M.S., 63 vjeç,  i ka vënë zjarrin  banesës  së vjerrit.

Si pasojë e flakëve  është djegur plotësisht banesa e shtetasit M.S. Nga zjarri nuk ka asnje person të lënduar.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, ?Shkatërrimi i pronës me zjarr? dhe ?Dhuna në familje?, të parashikuar nga nenet 151/2 , 130/a të Kodit Penal.

/CNA.al





Lajmet e fundit nga