web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sfidat mes dy vendeve/ Meta falenderon homologen kroate për mbështetjen

18 Korrik 2018, 17:00, Aktualitet CNA

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka pritur homologen kroate, Kolinda Grabar- Kitaroviç  në presidencë.

Gjatë konferencës për shtyp, që po zhvillohet në këto momente, Meta ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.

Ndër të tjera, presidenti ka theksuar projektet e përbashkëta mes dy vendeve, si dhe menaxhimin e sfidave të përbashkëta.

?Po punojmë për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Korridori blu dhe TAP-i, do ti bëjnë vendet tona më të ndërlidhura. I shpreh mirënjohjen presidentes kroate për kontributin në rritjen e sigurisë në dete dhe porte, si dhe menaxhimin e mbetjeve detare?, u shpreh Meta.

Më tej presidenti ka shprehur mbështetjen për dialogun kosovë-serbi dhe ftesën e NATO-s për Maqedoninë. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga