web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pëson ‘incident’ në avion/ Elhaida Dani ka dy fjalë për të gjithë ne

18 Korrik 2018, 08:48, Lifestyle CNA

E njohim nga festivalet ku ka marrë pjesë, pasi i ka mrekulluar të gjithë me zërin e saj. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion dhe tashmë ka nisur karrierën jashtë kufijve. Bëhet fjalë për Elhaida Danin, këngëtaren simpatike që ka dalluar gjithmonë për karakterin e veçantë dhe këngët e bukura. Prej kohësh jeta e saj zhvillohet mes Shqipërisë dhe Europës, pasi fitoi të drejtën të jetë pjesë e një prej shfaqjeve më të bukura që po shëtit nëpër shumë shtete, në rolin e protagonistes.

E gjendur së fundmi në vendlindje për një vizitë të shkurtër, Elhaida ka nisur sërish udhëtimet për shfaqjen e saj. Ditën e sotme teksa udhëtonte me avion, ka pësuar një incident, të cilin ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit në ?Instagram?.

E veshur me pantallona të bardha, gjatë udhëtimit i është derdhur kafja duke i lënë një njollë të madhe në veshje. ?Këshillë për veten: Mos pi kafe në avion kur ke veshur për herë të parë xhinse të bardha. Nuk është diçka e zgjuar?,-ka shkruar ajo. Kjo këshillë me siguri do vlente për të gjithë, pasi incidente të tilla mund të arrijnë të prishin gjithë vazhdimësinë e ditës.





Lajmet e fundit nga