Sloganet kundër në protestë/ Berisha: Janë vegël e opozitës së opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Ndryshimi i niveleve të pagave për sistemin gjyqësor do të zbatohet pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucion i cili do të marrë formë menjëherë pas përfundimit të procesit të Vetingut për grupin e parë prioritar, i përbërë nga 57 prokurorë dhe gjyqtarë. Ky është plani i qeverisë shqiptare i cili pasqyrohet në një raport të Ministrisë së Drejtësisë për monitorimin e strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë 2017-2020 dhe planit të veprimit për vitin 2017, shkruan Shqiptarja.com.
Rritja e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët parashikohet në ligjin për statusin e magjistratëve, ndërsa kushtëzohet me kalimin me sukses të Vetingut. Duke llogaritur shtesat për vjetëri pune, përqindjen për çdo fëmijë nën 18 vjeç, shtesën prej 40 % të pagës për delegimin, vështirësitë etj., paga e një gjyqtari dhe prokurori shkon rreth 3 mijë USD në muaj, ndërsa kostoja vjetore për punonjësit e drejtësisë së re shkon 45 milionë USD në vit.
Njerëzit e drejtësisë përfitojnë edhe një sërë benefitesh të tjera si kredi të buta për shtëpi, shkollim për fëmijët, ruajtjen e familjes etj. Në raport thuhet se është bërë një vlerësim paraprak edhe për koston financiare për organet e reja të drejtësisë që pritet të ngrihen në muajt në vijim. ?Vlen të theksohet se MD në bashkëpunim me kuvendin dhe me asistencën e EURALIUS, OPDAT, USAID kanë bërë një vlerësim paraprak për identifikimin dhe koston financiare që do të shoqërojë ngritjen e të gjitha organeve të reja (KLGJ, KLP, KED, ILD, dhe institucionet kundër Korrupsionit: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar/Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Njësia e Posaçme Hetimore/Byroja Kombëtare e Hetimit)?, thuhet në raport.
Ministria e Drejtësisë sqaron edhe afatin se kur do të ngrihen organet e SPAK-ut. ?Janë drejt ngritjes së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar/Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Njësisë së Posaçme Hetimore/Byroja Kombëtare e Hetimit. Në përputhje me dispozitat kushtetuese, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Njësia e Posaçme Hetimore/Byroja Kombëtare e Hetimit do të krijohen jo më vonë se 2 muaj nga themelimi i KLP. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet të krijohet jo më vonë se 2 muaj nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor?, vijon raporti.
Sfida re
Në raportin për monitorimin e realizimit të objektivave në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi, Kuvendi është para një sfide të re. Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 34/2017 ka vendosur shfuqizimin e disa neneve të ligjit për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, lidhura me “papajtueshmërinë ambientale”, “transferimin pa pëlqim”, “veprimtaritë jashtë funksionit”, “uljen e ngarkesës”, “kohëzgjatjen në detyrë të magjistratit”, “nivelet e vlerësimit”, “shkeljet disiplinore në lidhje me ushtrimin e funksionit”, “shkeljet disiplinore dhe çështjet e veprimtarive”, “shkeljet displinore jashtë ushtrimit të funksionit”.
?Konferenca e Kryetarëve ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin, për të evidentuar vendimet e GJK që kanë krijuar bollëk ligjor (përfshirë edhe vendimin e GJK që ka shfuqizuar disa nene të ligjit 96/2016) që do të merren në shqyrtim. Këshilli ka caktuar ekspertët të cilëve i ka lënë detyra specifike bazuar në arsyetimin e vendimeve të GJK për shfuqizimin e dispozitave ligjore të caktuara?, thuhet në raport.
Ligji nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” parashikon garancitë ligjore për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit që lidhen kryesisht me mënyrën e emërimit të tyre, të menaxhimit të karrierës, garancitë për qëndrimin në detyrë (patundshmërinë), përveç rasteve dhe situatave të parashikuara qartë në ligj, si dhe lidhen edhe me përfitimet financiare dhe jo financiare gjatë ushtrimit të detyrës dhe pas përfundimit të detyrës. Ligji parashikon një sistem garantues të drejtash dhe llogaridhënie që synon ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur, të paanshëm, të drejtë e profesional.
6 sfidat për Ministrinë e Drejtësisë
1. Sigurimi i një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent konsultimi gjatë fazave të raportimit, monitorimit dhe rishikimit të Planit të Veprimit me institucionet përgjegjëse dhe grupet e interesit.
2. Rritja e nivelit të përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies nga strukturat e brendshme të institucioneve përgjegjëse edhe nëpërmjet fuqizimit të koordinimit ndërinstitucional.
3. Kryerja e procesit të monitorimit periodik, diskutimit të gjetjeve dhe miratimit të raporteve respektive sipas afateve të raportimit të parashikuara në Strategji.
4. Rakordimi i informacionit të marrë nga pikat e kontaktit tek Drejtoritë e Financës, të institucioneve përkatëse, përpara momentit të raportimit pranë Ministrisë së Drejtësisë.
5. Ndërlidhja me procesin e planifikimit buxhetor vjetor dhe afatmesëm në mënyrë që të sigurohet mbulimi i nevojshëm financiar nga Buxheti i Shtetit për ato masa që parashikohen të zbatohen nëpërmjet Buxhetit të Shtetit.
6. Informimi periodik dhe rritja e ndërgjegjësimit të institucioneve përgjegjëse të përfshira në PV mbi rëndësinë që paraqet puna e vazhdueshme për zbatimin e duhur të Planit të Veprimit dhe raportimi mbi zbatimin e aktiviteteve të saj. Kjo mbështet gjithashtu kapacitetet planifikuese të institucioneve të përfshira.
Një çift është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në S...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në S...
Një vrasje e dyfishtë është regjistruar në Shkodër në lagjen...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me she...
Zyrtarët e policisë nga sektori për punë të Brendëshme Tetov...
Presidenti Donald Trump kritikoi të shtunën administratën Ob...
Norvegjia ka ripërtëritur angazhimin e saj në NATO, pasi Sek...
Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur në Tetovë të Maqedoni...
Fluksh kalimesh janë regjistruar në 24 orët e fundit në pikë...
Policia e Krujës ka vënë në pranga një shtetas dhe ka shpall...
Një tjetër denoncim është publikuar pasditen e sotme nga ish...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dëshiron të sjellë në v...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një mje...
Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “The Ë...
Ajo bëri bujë në mediat online teksa deklaroi se preferonte ...
Gugu është një personazh që ka ndarë në dysh ndjekësit, në a...
Avokati i njohur, Altin Goxhaj vijon të denoncojë aferat e p...
Kur qeveria ka nisur auditimin e koncesionit të Rinasit, Top...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...