web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mahnitshme!/ Era Istrefi elektrizon Rusinë në finalen e Botërorit dhe s’duhet humbur!

15 Korrik 2018, 15:25, Aktualitet CNA

Ëndrra e të gjithë shqiptarëve për të prekur finalen e Botërorit u plotësua sot. Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi performoi në finalen e Kupës së Botës bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam dhe nuk kishte emocion më të madh.

Me ?Live it up? është çuar në këmbë i gjithë stadiumi, ndërsa do të zhvillohet ndeshja mes Francës dhe Kroacisë për ta fituar Kupën e botës.

E veshur e gjitha me një kostum në ngjyrë argjendi, Era shkëlqeu në mes të stadiumit në performancën që u mbajt 10 min para ndeshjes finale. Kjo është hera e parë që një shqiptare performon himnin e Botërorit dhe ne nuk mund të jemi më krenarë se kaq!

 





Lajmet e fundit nga