web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kultivonte bimë narkotike/ Arrestohet 25 vjeçari

7 Korrik 2018, 20:37, Aktualitet CNA

Policia ka finalizuar me suksese operacionin e koduar ?Shkozeti?.

Në prangat ra shtetasi me iniciale E.B, 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit u kap në flagrancë teksa po kultivonte bimë narkotike në një ambjent të përshtatur.

Gjithashtu 25 vjeçari ishte në kërkim, pasi kishte qëlluar me armë shtetasin S.N më 4 qershor të këtij viti, por pa i shkaktuar dëmtime.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale R.G, si bashkëpunëtor në krim.

Komunikata e policisë

Durrës

– Finalizohet operacioni policor i ndjekur me metoda speciale, koduar “Shkozeti”, arrestohet 1 person dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

– I arrestuari po kultivonte bimë narkotike në ambjent të mbyllur te përshtatur.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me efektivët eKomisariatit të Policisë Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin ekoduar “Shkozeti”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim më parë:

E. B, 25 vjeç, banues në Durrës.

E.B, ishte i shpallur në kërkim pasi në datë 4 qershor 2018 dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S.N. (pa shkaktuar dëmtime fizike).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y.T. (dhënë me qira) lagja nr.14, Shkozet, në 2 dhoma është konstatuar se ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike.

Gjatë operacionit është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë, që shërbente për furnizimin me energji.

Në cilësinë e provave materiale grupi hetimor ka sekuestruar:

? 221 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa;
? një sasi e vogël kanabis;
? 1 armë zjarri pistolete.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.G., 33 vjeç, banues në Durrës, si bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale me shtetasin E.B, pasi ky shtetas e kishte marrë me qira banesën e shtetasit Y.T.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre shtetasi K.D., 28 vjeç, faturist, OSHEE Durrës, pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit Y.T.

Nuk jepen më shumë detaje për ngjarjen për shkak të vazhdimësisë së veprimeve hetimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, ekryer në bashkëpunim”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe e municionit”, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike” , “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga