web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haxhinasto, fshehu vilën një milion euro?!/ Skandali,  këmbanë alarmi për Prokurorinë

5 Korrik 2018, 10:54, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Transportit në Qeverinë ?Rama 1? dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe zv/kryeministër në Qeverinë ?Berisha 2?, Edmond Haxhinasto, mban mbi supe një sërë skandalesh.

Risjellim në vëmendje, përfshirjen e tij në skandalin me tenderin e  koncensionit të Rrugës së Kombit apo dhe me tenderin për qindra ton naftë bruto.

Ish-ministri Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka kaluar në ?duar? të prokurorëve të  Krimeve të Rënda  për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Por, bëmat e tij nuk mbarojnë këtu, ato shtohen nëse vëzhgojmë pasurinë e tij.

Nga një profesor i thjeshtë , Haxhinasto u shndërrua në një miliarder, në një kohë rekord, ndërkohë që emri i tij lakohej për afera të ndryshme abuzive.

CNA.al raportoi pak ditë më parë, se Haxhinasto dyshohet të ketë fshehur një vilë që ndodhet në një nga resortet turistike në Gjirin e Lalzit.

Bëhet fjalë për një pasuri, që nuk e gjejmë të deklaruar në formularët e deklarimit ndër vite të administruara nga ILDKPKI.

CNA. al,  ka verifikuar të  gjitha deklarimet e pasurive të ish-ministrit të Ramës dhe rezulton se në deklarimet e pasurisë, të paktën deri në deklarimin e datës 6 tetor 2017, nuk e ka deklaruar këtë vilë.

Vila e padeklaruar, ka një sipërfaqe banimi prej gati 400 metër katror , është e rrethuar një kopsht gjelbërues prej rreth 500 metër katror dhe dyshohet se shkon rreth një milion euro.

Sipas një përllogaritje, me përafërsi, në total vila sëbashku me truallin dhe gjithçka tjetër shkon  afërsisht rreth një milion euro.

I kontaktuar nga CNA.al, Haxhinasto e ka mohuar pronësinë mbi vilën, me justifikimin se  është në pronësi të vjehrrit të tij, dhe për aq sa ka dijeni ai, ka kohë që është shitur.

Pretendimi i Haxhinastos, hidhet poshtë, nga të dhënat që ne kemi siguruar dhe dokumentuar me disa foto.

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA.al ,vila është ndërtuar nga një tjetër kompani dhe jo nga kompania ?Lerenti?, që i përket vjehrrit të Haxhinastos.

Gjithashtu verifikimet kanë shkuar edhe më tej, deri tek fakti se kush kujdeset për atë pronë.

Pas verifikimeve, kemi mësuar se në atë vilë është parë  vetëm Haxhinasto, është ai që u jep urdhëra bahçevanëve dhe kujdeset për vilën, ndërtimin e saj dhe gjithçka tjetër.

Një tjetër fakt që hedh poshtë pretendimin e Haxhinastos është, kompania e vjehrrit të tij nuk ka marrë leje për të ndërtuar ndonjë resort në Gjirin e Lalzit. Kompania e cila Haxhinasto pretendon se ka patur në pronësi vilën, nuk ka marrë leje për të ndërtuar në zonën turistike të Gjirin të Lalzit, ndonëse ish-ministri vilën mund ta ketë vendosur në emrin e vjehrrit.

Resorti ku ndodhet vila e Edmond Haxhinastos është ndërtuar i gjithi nga një tjetër kompani e cila ka leje zhvillimore për resort turistik në Gjirin e Lalzit.

Në fakt, kjo çështje tashmë duhej të ishte punë e Prokurorisë, e cila ka tagrin që sipas detyrës zyrtare të verifikojë dhe hetojë çdo të dhënë që jepet.

Nuk janë të fshehta kompanitë që kanë leje zhvillimore që të ndërtojnë në zonën turistike në  Gjirin e Lalzit dhe nuk janë të fshehta, deklaratat e pasurisë.

Më poshtë po sjellim shkrimin e detajuar rreth pronësisë së vilës një million euro, e cila dyshohet se i përket ish-ministrit Edmond Haxhinasto./CNA.al

Hije dyshimi mbi pasurinë e ish-ministrit të Ramës/ Fshehu vilën një milion euro?!

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga