web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shpikin” picën e zezë, dy të rinj shqiptarë lenë pa fjalë një qytet në Zvicër

4 Korrik 2018, 09:40, Lifestyle CNA

Dy të rinj shqiptarë kanë impresionuar një qytet në Zvicër me specialitetin dhe eksperimentet e tyre në gatim.

Pjetër Perlepi, dikur një pastiçier profesionist u mërzit nga puna monotone me ëmbëlsira dhe vendosi të eksperimentonte me diçka të re.

Ai ka treguar për albinfo.ch:

E kisha të trashëguar nga babi profesionin e pastiçerit pasi thuajse jam rritur në një furrë. Normalisht edhe u trajnova për këtë profesion. Por më pas doja një profesion të ri, pasi duke bërë torta dhe ëmbëlsira u bë monotone, dhe kam punuar edhe disa punë tjera. Edhe pse nuk isha i sigurt, ky zanat më hyri në qejf. Kam punuar 1 vjet e gjysmë aty dhe pastaj edhe në një piceri tjetër për rreth 3 vjet e gjysmë.”
Ai së bashku me Armend Hajdarajn kanë hapur picerinë e tyre në të cilën kanë filluar të eksperimentojnë me artin në pica.

Puna e tyre ka zgjuar interesimin e të tjerëve, të cilët për kuriozitet po shkojnë të shijojnë picat e tyre, edhe për shijen por sidomos edhe për ngjyrën. Pos picave tjera të shijshme, ata së fundi kanë vendosur të përgatisin pica me ngjyrë të zezë.

Pjeter Perlepi nga Komuna e Gjakovës ka 30 vjet që jeton në Zvicër, bashkë me familjen dhe të atin i cili ka po ashtu një furrë në Brugg.

Dy të rinjtë nga Kosova e kanë quajtur biznesin e tyre ?PizzArgovia?, dhe prej një viti vazhdojnë punën e tyre.

Po përse kanë zgjedhur të bëjnë pica të zeza? Ata kanë parë diçka të ngjashme në Itali, ku ju ishin shërbyer pica me ngjyra.

Ata kanë treguar:

Na ka pëlqyer shumë ideja, dhe kemi vendosur që t`i bëjmë vet, por jo me ngjyrë. Kemi shikuar receta të ndryshme. Është më e shëndetshme, është më e shijshme. Kemi kërkuar diçka më të veçantë. E kemi nisur testimin, dhe e kemi provuar me familjarët tanë, të cilët ishin të befasuar. Lajmi se në picerinë tonë po bëhen pica të zeza ishte përhapur me shpejtësi. Tani mysafirët konsumojnë gjysma pica të zeza dhe gjysma pica të tjera, të zakonshme. Ne nuk kemi pritur se do të kishte kaq shumë interesim. Kemi menduar mbase të kemi porosi për 10-20 pica në javë, por që na shkojnë më tepër nuk kemi besuar. Kemi pasur mysafirë të ndryshëm dhe special, vetëm për të ngrënë pica të zeza. Kjo të motivon për punë. Ne kemi dashur të japim diçka të re në Zvicër dhe me këtë ia kemi arritur. Një risi për konsumatorët. Ideja ka qenë që ne jemi të rinj dhe po ofrojmë diçka të re. Deri më tani jemi të vetmit në Zvicër me pica të zeza. Ka me ngjyra tjera, por jo me ngjyrë të zezë.?
Për shumëkënd që mund të mendojë se pica e zezë është e rrezikshme, Armendi ka treguar se ajo bëhet me një preparat medicinal, i cili është i lejueshëm dhe quhet ?kohle aktiv? (karbon aktiv).





Lajmet e fundit nga