web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një vit pas ndarjes këngëtarja e famshme rigjen dashurinë në moshën 50-vjeçare

4 Korrik 2018, 08:25, Lifestyle CNA

Pasi mbeti zemërthyer nga prishja e fejesës me Joshua Sasse vitin e kaluar, Kylie Minogue ka gjetur sërish dashurinë.

50-vjeçarja ka publikuar një foto të këndshme të saj me të dashurin e ri Paul Solomons në Instagram, me përshkrimin: ?E dua NY?.

Mashkulli që i ka marrë zemrën është drejtor krijues i edicionit britanik GQ dhe të dy kanë pozuar duke shkëmbyer puthje e përqafime.

Ai është 7 vjet më i ri se diva e muzikës pop, por dashuria mes tyre është shumë e madhe.

Momenti i ëmbël i përqafimit të tyre përpara skyline-it të Neë York-ut ka mbledhur në pak orë 60 mijë pëlqime.





Lajmet e fundit nga