Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mësime të nxjerra nga fuqizimi i liderëve në shtete të dobëta. Rreziku më i madh për pluralizmin është në demokracitë e reja, ku kontrollet dhe balancat nuk janë ende të fuqishme
A është demokracia në telashe?
Gati 30 vjet pasi Francis Fukuyama deklaroi fundin e historisë dhe triumfin e demokracisë liberale, kjo pyetje nuk tingëllon më aq e çuditshme. Amerika, një prej demokracive më të hershme, ka një President, i cili po shkel disa prej normave më të rëndësishme.
Xi Jinping po e drejton Kinën drejt një sistemi gjithnjë e më autoritar, drejt sundimit të një njeriu të vetëm. Dhe pothuajse në të gjithë shtetet e botës në zhvillim, pushteti i liderëve po rritet edhe më shumë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka futur në burg më shumë se 200,000 turq për arsye politike, ndoshta do të mbizotërojë në zgjedhjet që do të zhvillohen më 24 qershor dhe rrjedhimisht do të fuqizohet dhe do të fitojë pushtet si një sulltan. Regjimi i Nikaragës është duke ndëshkuar çdo protestues që del kundër tij.
Vladimir Putin do të fitojë sukses të madh për shkak të propagandës së bërë gjatë zhvillimit të Kampionatit Botëror.
Indekset e forcimit të demokracisë po përkeqësohen, tregues alarmantë që prej krizës financiare të viteve 2007-?08.
Në një prej këtyre indekseve të botuara në Njësinë e Inteligjencës Ekonomike, një prej simotrave të revistës ekonomike The Economist, 89 shtete kanë shënuar regres në vitin 2017, krahasuar me 27 shtete që kanë përparuar.
Disa sondazhe të tjera kanë zbuluar se më pak se një e treta e të rinjve amerikanë mendojnë se për ta është i rëndësishëm fakti që të jetojnë në një shtet demokratik.
I çuditshëm është edhe fakti që ky vit ka parë një bum në shitjen e librave me tituj disi të frikshëm siç janë ?Si i vjen fundi demokracisë? dhe ?Njerëzit kundër demokracisë?. Por edhe i gjithë pesimizmi i akumuluar e ka një shkak. Pesimizmi duhet të vihet në kontekst. Është një ndryshim i kohëve të fundit pas përparimit të suksesshëm në gjysmën e dytë të shekullit XX. Në vitin 1941, kishte afërsisht rreth 12 vende demokratike, ndërsa në vitin 2000 vetëm në tetë vende nuk ishin mbajtur asnjëherë zgjedhjet elektorale.
Sipas një sondazhi të kryer në 38 vende, katër persona në pesë parapëlqejnë të jetojnë në demokraci. Por në vendet me demokraci të fortë si Amerika, mirëbalancimi, kontrollet e forta dhe fuqia e ligjeve, arrijnë të kufizojnë edhe disa prej Presidentëve më të uritur ndaj pushtetit. Ndërsa në demokracitë e dobëta, ligjin e bën më i forti, prandaj pjesa më e madhe e institucioneve nuk kanë thuajse fare vlerë përballë sundimit të liderit.
Kjo është një prej arsyeve kryesore se përse përkeqësimin më të madh dhe më shqetësues, si nga numri i vendeve edhe nga shpejtësia e tërheqjes e kanë shënuar kryesisht demokracitë e brishta dhe të reja të botës në zhvillim. Nga Venezuela në Hungari, këto ndryshime tregojnë ngjashmëri të habitshme me njëra-tjetrën. Kjo është edhe një arsye tjetër më shumë për të parë me optimizëm dhe për të nxjerrë mësime nga Perëndimi.
Nga se mund të kërcënohet demokracia
Edhe pse mund të tingëllojë e thënë paska në mënyrë të ashpër, demokracitë e reja zakonisht shpërbëhen brenda katër fazave. Së pari vjen një ankesë e vërtetë popullore me status quo dhe, shpeshherë e drejtuar nga elitat liberale. Hungarezët u goditën nga kriza financiare dhe më pas u tmerruan nga fluksi i madh i refugjatëve sirianë që kalonin nëpër shtetin e tyre për të shkuar drejt Gjermanisë. Shumica e myslimanëve praktikantë turq janë ndier të mënjanuar nga elitat sekulare.
Së dyti, këta liderë të mundshëm të shtetit ua adresojnë humbjen e tyre në votë, armiqve të përbetuar.
Z. Putin flet, për shembull, në vazhdimësi për një komplot perëndimor për të poshtëruar Rusinë. Presidenti Nicolás Maduro fajëson Amerikën për problemet e Venezuelës; Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, fajëson George Soros për problemet në vendin e tij. Së treti, duke fituar pushtetin me anë të shfrytëzimit të frikës ose pakënaqësive, këta liderë të fuqishëm, cenojnë shtypin e lirë, sistemin e drejtësisë, i cili duhet të jetë i paanshëm dhe atë të institucioneve të tjera të cilat formojnë një pjesë ?liberale? të demokracisë liberale, dhe të gjitha këto i bëjnë në emër të shtypjes së lirive të njerëzve.
Ata akuzojnë gjykatësit e ndershëm për keqpërdorim të postit dhe i zëvendësojnë me buratinë që mund t?i komandojnë si të duan, ose dërgojnë inspektorë tatimorë në televizione të pavarura, duke i detyruar pronarët që t?i shesin ato.
Këtu kemi të bëjmë pikërisht më ?demokracinë joliberale?, ku të drejtat themelore të njeriut dhe sundimi i shtetit ligjor nuk ekzistojnë më, por ku liderët e fuqishëm të këtyre vendeve pretendojnë se kanë demokraci në vendet e tyre, pasi, sipas tyre, ata zhvillojnë dhe fitojnë nëpërmjet zgjedhjeve të lira. Dhe përfundimisht, në fazën e katërt, erozioni i institucioneve liberale çon në vdekjen e të gjitha funksioneve të demokracisë në këto vende.
Beteja nuk duhet luftuar gjithnjë kundër liderëve të këtyre vendeve
Ky proces nuk është as i pashmangshëm dhe as i parikuperueshëm. India ka pasur një demokraci të fortë për rreth 70 vjet ndërsa Botswana për më shumë se 50 vjet. Përkeqësimi i situatës në këto shtete jo vetëm që mund të ndalet, por edhe të kthehet nga një situatë negative në një pozitive. Në javët e fundit, populli i Malajzisë votoi Najib Razak dhe partinë UMNO që e ka qeverisur këtë vend që nga shpallja e pavarësisë, ndërsa në Armeni, protestuesit thyen sundimin e partisë së vetme që kishte më shumë se një dekadë në pushtet.
Dhjetorin e kaluar, populli i Afrikës së Jugut e largoi Presidentin, Jacob Zuma, një lider i fuqishëm i cili gjatë sundimit i lejoi të gjithë miqtë e tij që të plaçkitnin shtetin.
Edhe Turqia nuk është shkatërruar: partitë e opozitës kishin një mundësi të mirë për të fituar kontrollin e Parlamentit gjatë këtij muaji. Po ashtu është e vështirë të përcaktosh se cilat demokraci janë në rrezik, por stanjacioni ekonomik dhe flukset e shumta të emigrantëve janë shpeshherë pararendës të problemeve të mundshme. Por ato nuk janë as të nevojshme, as të mjaftueshme. Të paktë janë ata që mund të kishin parashikuar se demokracia do të lëkundej në Poloni, në një ekonomi në lulëzim dhe me pak emigrantë, e cila ka përfituar nga anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Më i rëndësishëm sesa përcaktimi i kushteve themelore është shkalla në të cilën autokratët e këtyre vendeve mësojnë nga njëri-tjetri, për shembull, si të përhapin lajme të rreme apo të shtypin gazetarët e bezdisshëm. Edhe dobësitë e tyre janë të ngjashme me njëra-tjetrën. Nga Malajzia në Afrikën e Jugut, forcat më të fuqishme janë goditur nga një përulje popullore në shkallën e korrupsionit të tyre. Nga të gjitha këto mund të nxirren disa mësime, ku më i rëndësishmi është se institucionet në një vend si dhe pavarësia e tyre kanë mjaft rëndësi.
Promovimi i demokracisë perëndimore shpesh është fokusuar në cilësinë e zgjedhjeve. Në fakt, gjykatësit e pavarur dhe gazetarët që bëjnë zhurmë janë faza e parë mbrojtëse e demokracisë.
Donatorët dhe OJQ-të duhet të dyfishojnë përpjekjet për të mbështetur sundimin e shtetit ligjor dhe atë të një shtypi të lirë, edhe pse autokratët, në mënyrë të pashmangshme, do t?i akuzojnë ata të cilët përpiqen për ta arritur këtë gjë, duke i cilësuar si agjentë të huaj.
Së dyti, fatkeqësia më e madhe e këtyre shteteve vjen nga fuqia oportuniste e autokratëve në pushtet dhe jo nga përqafimi i ideologjisë joliberale nga ana e votuesve.
Pikërisht kjo i bën regjimet të brishta. Mësimi i fundit dhe më i rëndësishmi, është se shembulli i vendosur në demokracitë e forta duhet marrë për bazë. Është pikërisht fuqia e institucioneve të Amerikës, ajo që e kufizon shpeshherë vendimmarrjen e Presidentit Donald Trump, edhe pse nuk mund të kufizojë mospërfilljen e tij ndaj disa normave demokratike, gënjeshtrat e vazhdueshme apo deri te mbështetja që u jep diktatorëve.
Prandaj raportet ?e vdekjes së demokracisë? janë shpeshherë të ekzagjeruara, por kjo nuk do të thotë që ekonomitë e vendeve në zhvillim me një sistem të keq qeverisjeje nuk janë në telashe dhe nuk kanë nevojë për mbrojtje.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku shofe...
“Më mirë në një burg në Itali, se sa i papunë në Shqipëri. ...
Mëngjesin e ditës së sotme në garazhin e Gardës është gjendu...
Qytetarët shqiptarë paguajnë 7 taksa mbi naftën, çka përbën ...
Sipas shërbimeve sekrete amerikane, Koreja e Veriut në mënyr...
Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al, sipas t...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar sërish në lidhje me vendim...
Aktori i njohur Robert Ndrenika, i ‘kryqezuar’ pas deklaratë...
Nëpërmjet një interviste të dhenë për gazetën italiane “Corr...
Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani shprehet se qeveria ë...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së fundmi ësh...
Fation Nikaj, efektiv i policisë së Lushnjes është aksidentu...
Shtetasi Shkëlzën Qordja, 31 vjeç, me detyrë shoferi i minis...
Pesë shtetas janë shpallur fajtor për ushtirmin e një skeme ...
Në vijim të turit të llogaridhënies publike, kryeminsitri Ed...
Të tjera detaje jënë zbuluar sot në lidhje me shumën prej 3....
Nga Afrim Krasniqi*Disa muaj më parë u ndodha në Gjermani në...
Vini re çfarë histerie ka tek ne për skuadrat e mëdha që ele...
Prej kohësh, Partia Demokratike e ka lënë në heshtje “heroin...
CNA.al ka siguruar disa pamje, me foto dhe video, ku një nga...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...