Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Nga Andi BUSHATI
*Kryeministri shqiptar e ka nxjerrë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar ata që i frynë borive të alarmit për ngritjen e kampeve të azilantëve në vend.
Në një status të shkurtër ai ka sulmuar ?esadistë-t? në politikë dhe media, që ndezën idenë e paqenë, të cilën e hodhi poshtë edhe samiti i së dielës në Bruksel, ku morën pjesë vetëm 16 prej vendeve anëtare.
Pra, sipas Ramës, nuk ka pasur kurrë një përpjekje për të sjellë refugjatë në Shqipëri dhe kjo është një shpikje e ?kazanit? vendas.
Në fakt nuk është aspak kështu dhe Rama gënjen ditën për diell.
Deri në mbledhjen e djeshme të krerëve të qeverive të BE (pa shtetet e grupit të Vishegradit dhe ato baltike) obsioni për të ngritur kampe refugjatësh jashtë kufijve të BE-së ka qenë prezent.
Vende si Austria dhe Danimarka kanë bërë propozim zyrtar për këtë. Edhe Gjermania e Merkelit, ku kancelares po i rrezikohet seriozisht pushteti nga çarja e mundshme e koalicionit të CDU-së me krahun bavarez më ksenofob të CSU-së, të përfaqësuar nga ministri i brendëshëm, Horst Seehofer, u kalamend gjatë për këtë zgjidhje.
Fakti që ajo ka qenë një obsion serioz në tavolinë e tregojnë edhe fjalët e presidentit francez, Emanuel Makron, i cili tha pas gjysëm samitit të djeshëm se ?u eleminuan zgjidhjet që binin ndesh me vlerat tona?.
Pra kjo nuk është shpikje e ?esadistëve? shqiptarë.
Çfarëdo që të thotë Edi Rama tani pranohet nga të gjitha kancelaritë dhe mediat europiane se BE u fut në një krizë të thellë që pas 10 qershorit, kur ministri brendëshëm Italian (i ekstremit të djathtë) Mateo Salvini, vendosi të mbyllë portet e vendit të tij për emigrantët. Më tej homologu gjerman, Horst Seehofer, i CSU, deklaroi se nuk do të hezitonte t?a linte të rrëzohej kancelaren Merkel, nëse ajo nuk i ashpërsonte politikat migratore.
Po t?i shtosh këtyre edhe faktin se kryeministri austriak Sebastian Kruz, që i ka lënë çelsat e ministrisë së brendëshme një duart e një neo-nazisti, proklamoi krijimin e një ?aksi të vullnetit të mirë? kundër emigrantëve (Itali, Gjermani, Austri), zgjidhja e problemit përmes kampeve të refugjatëve ishte më e prekshme se kurrë.
Por, manipulimi i Ramës nuk qëndron vetëm në faktin se e mohon atë. Ai shkon edhe më tej: Ai hiqet sikur Shqipëria nuk ka pasur kurrë lidhje me këtë histori.
Në fakt është krejtësisht e kundërta. Pas krijimit të kësaj situate, emri i vendit tonë u përmend pothuajse përditë në të gjitha mediat europiane. Fillimisht ai u çiftëzua me Tunizinë ?si një bazë tjetër e mundshme- por pas refuzimit të saj, Shqipëria mbeti e vetme.
Në këtë histori ka edhe më.
Sepse, sipas të gjitha indicieve, pasi ka parë krizën e madhe ku ishin futur vendet e BE-së, Rama ka dalë vullnetar të luajë rolin e zjarrfikësit. Ai është vetë propozuar për t?i ngritur kampet e refugjatëve në Shqipëri.
Jo më kot, në kulmin e këtij debati, zv ministri i brendëshëm, Julian Hodaj, i tha pikërisht një mediaje gjermane, televizionit ZDF, se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë. Madje, në një nismë aspak në kokë të vet, ai këmbënguli se vendi e ka jetuar këtë eksperiencë që në kohën e luftës së Kosovës.
Një fakt edhe më i fortë pro vullnetarizimit të Ramës është edhe intervista për Deutche Welle-n e deputetit gjerman, Johann Wadephul i cili pranoi me gojën plot se propozimi për kampe refugjatësh i është bërë qeverisë gjermane nga vetë ministri i brendshëm Xhafa, gjatë një qëndrimi disa ditor në këtë vend.
Pra, është e qartë sa më s?bëhet, se ideja për të ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk ishte një shpikje e ?esadistëve? lokalë.
Mediat dhe kancelaritë perëndimore folën gjatë për të, sepse Edi Rama vuri bastin e madh që me këtë koncesion, të fshihte problemet me drogën, korrupsionin dhe autoritarizmin.
Natyrisht, ai e humbi këtë bast, as për ndonjë gabim dhe as për ndonjë meritë të tij.
Thjesht në samitin e 16 vendeve të BE, të dielën në Bruksel, doli fituese ideja e presidentit Macron dhe kryeministrit të ri të Spanjës, Sançez, se kjo zgjidhje do të qe një turp për vlerat e kontinentit të vjetër. Kështu u rrëzua, së paku përkohësisht, mundësia e ngritjes së hot spoteve për azilkërkuesit jashtë kufijve të Bashkimit Europian.
Dhe më rrëzimin e këtij versioni, liderit global, i humbi edhe mundësia të luante rolin e shpëtimtarit të Evropës. Prandaj tani atij s?i mbetet tjetër gjë, veçse të fshehë kokën në rërë si struci dhe të pretendojë se ajo që kanë parë dhe dëgjuar të gjithë është shpikje e kazanit gjithnjë e më të madh të armiqve të vet. /Lapsi.al
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ...
Kreu i Qeverisë Edi Rama dhe kreu i PD –së Lulzim Basha, jan...
Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se i ka ndarë...
Shiu i 23 qershorit në Tiranë, ka prekur edhe Bibliotekën Ko...
Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me sekuestrim...
Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili shkakto...
Skandali i publikuar nga selia e PD-ës, mbetet ende mister.Ë...
Skandali “Xhafaj”, ka nxjerrë në udhëkryq Prokurorinë e Kr...
“Agroturizmi tani trajtohet si një hotel me 5 yje, në kuptim...
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë rrugore të qark...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pa...
Sekuestrimi i 3.4 milion eurove në portin e Durrësit ka sjel...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ka...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka akuzuar drejtpërdrejt ...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punën, Çështjet Socia...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar n...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot rikonfirm...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Punës është shoqëruar me de...
Numri i punonjësve në sektorin publik për të cilët janë pagu...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmet që qark...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...