web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas skandali/ Taulant Balla garant i 3.4 milion eurove?

25 Qershor 2018, 10:10, Aktualitet CNA

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me kapjen e 3.4 milion eurove në Portin e Durrësit, duke akuzuar drejtpërdrejt kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në një prononcim për mediat, kreu demokrat, theksoi se Taulant Balla është garanti i marrëveshjes për kalimin e eurove, por sipas tij plani ju dekonspirua.

Gjithashtu ai tha se këto para do të shkojnë për ndërtimin e kullave në Tiranë.

?Taulant Balla kishte marrëveshje për të garantuar hyrjen e këtyre parave në Shqipëri dhe e treta, policia shqiptare ka qenë nën presionin e një prej partnerëve tanë për të vepruar, është një nga vendet partnare skeptike. Çlidhje ka kjo me drogën e Taulant Ballës. Qëndrojmë tek droga dhe krimi. Është dekonspiruar plani i Taulant Ballës dhe i strukturave brenda policisë dhe Parlamentit për të çuar deri në fund këtë bashkëpunim mids bandave të Elbasanit.?-tha Basha.

Po ashtu ai tha se ?kemi një ministër të brendshëm që del e shëtit më kalë sepse e ka liruar edi Rama dhe tani kemi kryetarin e grupit parlamentar të PS që merret me pastrimin e parave të drogës. Kanë kaluar tek heroina e kokaina dhe pastrimi i parave të pista. 1 500 mijë euro është marrëveshja dhe Taulant Balla ka hyrë garant. Nuk jam këtu për të komentuar deklaratat e një personi që sot duhet të ishte para drejtësisë. Cfarë e lidh Saimir Tahirin, Xhafajn, Ballën dhe Veliajn? I lidh Edi Rama për të ndërtuar kulla me para të pista. Kjo është gjëma që sot BE, vendos që Shqipëria nuk i ka përmbushur kushte?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga