Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Qeveritë e eurozonës kanë ndërmjetësuar një marrëveshje të shumëpritur për lehtësimin e borxheve për Greqinë, duke i shtyrë afatet e ripagimit të kredisë prej thuajse 100 miliardë euro, ndërsa vendi përgatitet të dalë nga epoka e programeve të shpëtimit financiar.
Ministrat e financave bënë publike pikat përfundimtare të një marrëveshjeje, në më shumë se gjashtë orë bisedime që u zhvilluan natën në Luksemburg të enjten, shkruan FT.
Marrëveshja u përshëndet menjëherë nga qeveritë si një hap ?historik? pas tetë viteve në të cilin Greqia ka kaluar tre programe shpëtimi dhe ka vuajtur depresionin më të keq të çdo ekonomie evropiane në kohët moderne.
?Është një moment i jashtëzakonshëm,? tha Pierre Moscovici, komisioneri i ekonomisë së BE, pas takimit. ?Kriza greke përfundon këtu sonte në Luksemburg?.
Marrëveshja nënkupton shlyerjen e 96 miliardë eurove kredi, duke përfshirë interesin, për 10 vjet dhe një vendim paralel për zgjatjen e maturimeve të tyre për të njëjtën kohë. Afatet më të hershme të ripagimit ndryshojnë nga 2023 në 2033.
Një pjesë tjetër e rëndësishme e planit përfshin rritjen e madhësisë së këstit përfundimtar të Greqisë për paratë e ndihmës, për të ndihmuar në ndërtimin e rezervave të parave që mund ta mbështesin atë gjatë muajve të ardhshëm.
Arritja e një marrëveshje ishte shndërruar në një urgjencë, duke marrë parasysh pak kohë që mbetet deri në fund të programit të Greqisë për shpëtimin më 20 gusht, ndërsa eurozona po siguronte investitorët se borxhi i vendit është i qëndrueshëm.
?Greqia po e kthen faqen,? tha Euklid Tsakalotos, ministri i financave i vendit. ?Ne kemi të gjitha mundësitë që ta përfundojmë programin e shpëtimit me besim.?
Një kompromis u arrit pas negociatave intensive për të zgjidhur shqetësimet gjermane rreth pjesës së paketës së lehtësimit të borxheve. Shpresat për marrëveshje të shpejtë të enjten u zhdukën, kur Olaf Scholz, ministri i financave gjermane, krijoi kushte të vështira për të pranuar një zgjatje të konsiderueshme të maturitetit, duke shkaktuar orë të furishme bisedash, që përfunduan me thirrje në kryeqytetet kombëtare, duke i kërkuar krerëve të shtetit që të japin bekimin e tyre për kompromisin përfundimtar.
Berlini ishte i kujdesshëm në lidhje me planet për një rritje të madhe në madhësinë e këstit përfundimtar të Greqisë të parave të shpëtimi, nga 11.7 miliardë euro që ishte planifikuar, në fund duke pranuar shumën mund të rritet në 15 miliardë euro. Kjo do të linte Athinën me rezerva parash të gatshme për 24.1 miliardë euro, të mjaftueshme për të mbështetur vendin për të paktën 22 muaj.
?Bisedimet ishin të vështira,? tha Bruno Le Maire, ministri i ekonomisë i Francës. ?Diskutimet janë gjithmonë të vështira kur aksionet janë të larta?.
Qëndrueshmëria e Berlinit reflekton presionin e brendshëm ndaj qeverisë së Angela Merkelit, veçanërisht nga partneri i saj bavarez konservator i koalicionit, CSU, i cili ka kritikuar kancelaren se është shumë e gatshme të përdorë paratë kombëtare për të zgjidhur problemet e eurozonës.
Një përparësi kryesore në bisedime ishte të krijohej një plan lehtësues i borxhit, që do të mund të bindte Fondin Monetar Ndërkombëtar që borxhet e Greqisë janë në një rrugë të qëndrueshme, pas shumë vitesh mosmarrëveshjeje midis fondit të Uashingtonit dhe qeverive të eurozonës, të udhëhequr nga Berlini, gjatë krizës greke.
Christine Lagarde, kreu menaxhues i FMN, e mirëpriti marrëveshjen, por tha se fondi ende mbajti ?rezerva? për qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit të Greqisë.
Si kusht për lehtësimin, Athinës do t?i kërkohet të mbajë një suficit primar buxhetor, i cili përjashton shlyerjen e borxhit prej 3.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2022, me një objektiv se kjo do të qëndrojë mesatarisht 2.2 për qind deri në vitin 2060.
Ministrat e financave në deklaratën e tyre e ?lanë derën hapur? për t?i dhënë Greqisë potencialisht më tej lehtësim, duke thënë se ata do të riktheheshin në këtë çështje në vitin 2032.
Mario Draghi, presidenti i BQE, tha se ai mirëpriti gatishmërinë e ministrave të financave për të shqyrtuar masat e mëtejshme të borxhit, në rast se do të materializoheshin zhvillimet e pafavorshme ekonomike . /Monitor
Ftesa e Administratës Tatimore ndaj bizneseve për të përmirë...
Një aksident është regjistruar pak çaste më parë mes dy urba...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e ...
Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sfer...
Reshjet e shiut të rëna ditët e fundit në qytetin e Korçës k...
Në Universitetin e Tiranës, këtë vit akademik do të hyjnë 55...
Pak kohë më parë Bashkia e Sarandës ka urdhëruar zhvendosjen...
Ka ndëruar jetë, pak më më parë, konsulli i Kosovës në Mal t...
Ish-ministri i Drejtësisë, në kabinetin Rama 1, Ylli Manjan...
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës i ka ndezur dritën ...
Ai nuk ka qenë një grup grabitësish amatorë, por profesionis...
Moderatori Arjan Çani është ftuar mbrëmjen e sotme në emisio...
“Qeveria po largon investitorët e huaj që të investojë parat...
Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë po i japin dor...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një lumë akuzash nd...
Një grup trafikantësh në përbërje të të cilit ishin shtatë s...
Dy drejtuesit e grupeve parlamentare të opozitës, përkatësis...
Turi i llogaridhënies publike që këtë fundjave pritet të zba...
Sot pasdite, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se Gj...
Punimet në autostradën Tiranë-Durrës kanë shkaktuar një sërë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...