web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Askush nuk e dinte, por ‘You’re beautiful’ e James Blunt i kushtohet një shqiptareje

21 Qershor 2018, 12:10, Lifestyle CNA

Të gjithë janë bërë konfuzë së fundmi pas një postimi që Ambasadori i Kosovës  në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci, ka bërë në profilin e tij në Instagram ku ka treguar se kënga e njohur ?You?re beautiful ?e James Blunt është bërë për një vajzë shqiptare.

Ai ka publikuar një video ku shihet këngëtari duke kënduar këngën e famshme dhe në përshkrim të saj ka shkruar se kjo këngën i dedikohet një vajze nga Kosova, e cila ishte takuar me këngëtarin në vitin 1999, në kohën kur James shërbente si një paqeruajtës me forcat Britanike në kohën e luftës së Kosovës.

?James Blunt këndon ?You?re Beautiful?, një këngë që ia kushtoi një vajze të panjohur kosovare të cilën e kishte takuar kur shërbeu si paqeruajtës britanik në vitin 1999 dhe të cilën ai duhet ta kishte admiruar shumë duke shkruar një këngë për të. Sidoqoftë, kushdo që të jeni, faleminderit që frymëzuat James-in që këndoi një këngë kaq të bukur?, ka shkruar ai.

Mirëpo fansat i janë hedhur kundër, pasi janë të bindur që kjo këngë nuk ka asnjë lidhje me ndonjë vajzë nga Kosova, por është shkruajtur për ish të dashurën e këngëtarit,  Dixie Chassay.

 





Lajmet e fundit nga