Top Channel i shpall “luftë” gjyqtarit/ Vjollca Hoxha dërgon nipin në protestë
Televizioni Kombëtar Top-Channel ka orkestruar sot një nga a...
Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit, Lealba Pelinku, ka denoncuar politikat klienteliste të shefit të qeverisë. Sipas saj, Rama i shpërndan tenderat në mënyrë korruptive, tek miqtë ose deputetët me të cilët mban pushtetin.
Pelinku shton, se ai që ka përfituar më shumë është ish-Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ajo përmend këtu rastin më të fundit, ku kompania Intech+ e zotëruar de facto prej Beqajt, fitoi tenderin prej 1.1 milionë eurosh pa garë. Ndërkohë në total shuma e fituar nga Beqaj për tenderat gjatë qeverisjes së Ramës, shkon deri në 29 milionë euro.
Sipas Pelinkut, jo vetëm Beqaj, por ka edhe deputetë të tjerë që kanë përfituar nga paratë publike. Sadri Abazi ka përfituar 34 milionë euro. Ndërsa dy deputetët e tjerë socialistë Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar respektivisht 8.1 dhe 7 milionë euro.
Drejtoresha e Antikorrupsionit shton më tej, se në total kjo shumë kap shifrën e 78 milionë eurove. Sipas Pelinkut, kjo është dëshmi e qartë se qëllimi i Ramës është pasurimi i tij dhe miqve që e rrethojnë.
Deklarata e plotë
Që kur ka ardhur në pushtet, Edi Rama e ka përqëndruar shpërndarjen e taksave të rritura të shqiptarëve në pak duar, që janë ose miq të tij, ose klientë, ose deputetë, me të cilët blen dhe mban pushtetin.
Janë të paktën 4 deputetë të tij që përfitojnë para publike nëpërmjet kompanive të tyre, në shumicën dërrmuese të rasteve pa garë.
Ilir Beqaj është njeriu më i afërt i Edi Ramës, i cili, edhe pse nuk është më ministër vzhdon të marrë me qindra milionë lekë nga taksat e shqiptarëve.
Rasti më i fundit është ai i shpalljes fituese të kompanisë ?Intech+?, e zotëruar de facto prej Beqajt. Në një tender pa asnjë konkurent, shoqëria e ish ministrit që rrënoi shëndetësinë, u shpall fituese për 1 mld e 362 mln lekë ose 1,1 mln euro, duke patur ofertë gati të njëjtë me fondin limit, pa i kursyer buxhetit gati asnjë qindarkë.
1.1 milionë euro, të fituara së fundmi nga taksat e rritura të shqiptarëve, i shtohen pasurisë së Ilir Beqjes, i cili, që kur Rama është bërë kryeministër, ka përfituar tedera me vlerë 29 milionë euro.
Ilir Beqja nuk është i vetëm në listën e deputetëve të Edi Ramës që pasurohen me paratë e shqiptarëve.
Prej kohës kur Edi Rama është kryeministër, Sadri Abazi ka fituar tendera me vlerë 34 milionë euro nga paratë publike. Media raportoi pak kohë më parë se në shumë prej tenderave, kompania ka paraqitur dokumentacion fallco, por nga prokuroria, nën kontrollin e Edi Ramës, nuk ka asnjë reagim.
2 deputetët e tjerë të partisë Socialiste, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, kanë përfituar secili nga tenderat publikë prej 8.1 dhe 7 milionë euro.
Këta të 4 deputetë të Edi Ramës, Ilir Beqja, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu kanë përfituar së bashku 78 milionë euro nga paratë publike të shqiptarëve, të cilëve ata u kanë rritur çdo vit taksat në parlament.
78 milionë euro nga pasuria publike për 4 deputetë është rekord i babëzisë së pushtetit të Edi Ramës, i cili si qëllim të vetëm ka pasurimin e tij dhe të njërëzve të afërt të tij për të blerë pushtetin dhe për të sunduar shqiptarët.
Të tilla rekorde korruptive janë një nga pengesat madhore të hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. CNA.al
Televizioni Kombëtar Top-Channel ka orkestruar sot një nga a...
Top Channel nuk ndalet në “luftën” që ka shpallur ndaj gjyqt...
1.5 milionë euro për pyllëzimin do të jepen përmes grantit t...
Policia Kufitare e Hanit të Hotit Shkodër ka vënë në pranga ...
Albert Veliu, apo i ashtuquajturi “Dëshmitari X”, në audio-p...
Nga Agron GJEKMARKAJ*Tepër potere, zhurmë, fjalë, projekte, ...
Kohë më parë Partia Demokratike nisi një aksion me denoncime...
Në Shqipëri po shfaqet “sëmundja e pestë”. Ky është alarmi q...
Teatri Kombëtar vijon të mbetet tema më e nxehtë në debatin ...
Rama deklaroi dje në dëgjesën me operatorët turistikë në Du...
CNA.al, për disa ditë radhazi ka denoncuar genocidin e Bash...
Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ditë pas...
Me 9 maj 2018, në krye të Prokurorisë së Krime të Rënda Krue...
Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë është shoqërua...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministri Sali Berisha ka r...
Prokurori i Apelit, Gentjan Trenova është shkarkuar sot nga ...
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ka shprehur shqetës...
Imami Elvis Naçi ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në med...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Disa javë më parë, Partia Demokratike dhe opozita filloi të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...