E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Në një marrëveshje të nënshkruar të martën në Singapor, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, “riafirmoi angazhimin e tij të vendosur dhe të palëkundur për çnuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump ?u zotua të ofrojë garanci për sigurinë? në Korenë e Veriut.
Dokumenti gjithashtu bën thirrje që të dy vendet të bashkojnë përpjekjet për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean, për të krijuar marrëdhënie të reja mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut dhe për të rimarrë eshtrat e të burgosurve të luftës dhe të anëtarëve ushtarakë që konsiderohen të zhdukur. Të dy palët premtuan gjithashtu se do të vijojnë bisedimet mes tyre.
“Ne do të kujdesemi për një problem shumë të madh dhe shumë të rrezikshëm për botën,” tha presidenti Trump
I ulur në krah të Kim-it, në ceremoninë e nënshkrimit, presidenti Trump tha se të dy udhëheqësit “kanë zhvilluar një lidhje të veçantë” dhe se pas disa orësh bisedimesh të martën dhe nënshkrimin e marrëveshjes ai mendon se marrëdhënia e SHBA me Korenë e Veriut “do të jetë shumë më ndryshe nga e kaluara. ”
Të dy udhëheqësit, Trump dhe Kim, shprehën mirënjohje reciproke ndaj njëri-tjetrit për takimet, dhe presidenti Trump tha se “absolutisht” do të ftojë Kim Jong Un-in për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.
“Sot patëm një takim historik dhe kemi vendosur të lëmë pas të kaluarën,” tha Kim duke folur përmes një përkthyesi. “Bota do të shohë një ndryshim të madh.”
Menjëherë pas ceremonisë së nënshkrimit Kim u largua nga ishulli Sentosa i Singaporit.
Çnuklearizimi
Trump dhe Kim udhëtuan drejt Singaporit me një axhendë kryesore, atë të diskutimit të çnuklearizimit të mundshëm të gadishullit Korean.
Ata u takuan fillimisht të marten, kokë më kokë për 40 minuta, në prani vetëm të përkthyesve të tyre, përpara se me ta të bashkoheshin, për një drekë pune, delegacionet respektive. Pas drekës, ata ecën në këmbë së bashku, duke u ndalur shkurtimisht për të parë limuzinën e veçantë të presidentit të SHBA-së.
“Ne patëm një takim me të vërtetë fantastik, shumë përparim, shumë pozitiv”, tha presidenti Trump.
Delegacioni amerikan përfshiu sekretarin e shtetit Mike Pompeo, këshilltarin për Sigurinë kombëtare John Bolton dhe Shefin e Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly. Në delegacionin e Koresë së Veriut bënte pjesë ish Shefi i zbulimit ushtarak Kim Yong Chol, Ministri i Punëve të Jashtme Ri Yong Ho, si dhe Ri Su Yong, nënkryetar i Partisë së Punëtorëve, në pushtet.
Takimi historik
E marta shënoi takimin e parë midis një presidenti të SHBA dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut. Dhjetëra aparate shkrepën fotot kur dy burrat u paraqitën së bashku para një sfondi të flamujve të SHBA-së dhe të Koresë së Veriut.
Në prag të takimit, zyrtarët amerikanë thanë se çdo marrëveshje që mund të arrihet duhet të ketë si rezultat dhënien fund të kërcënimit që përbëjnë armët bërthamore dhe raketat balistike të Koresë së Veriut.
Nuk do të ketë një përsëritje të ?marrëveshjeve të paqendrueshme? të arritura mes administratave të mëparshme amerikane dhe Koresë së Veriut, tha sekretari Pompeo për gazetarët në Singapor të hënën.
“Objektivi përfundimtar që ne kërkojmë nga diplomacia me Korenë e Veriut nuk ka ndryshuar – çnuklearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i Gadishullit të Koresë është i vetmi rezultat që Shtetet e Bashkuara do të pranojnë”, tha Pompeo.
Sanksionet do të mbeten në fuqi deri kur Koreja e Veriut të ketë eliminuar armët e saj të shkatërrimit në masë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme, shtoi ai.
“Nëse diplomacia nuk lëviz në drejtimin e duhur, ato masa do të rriten,” tha ai.
Rreth 5,000 gazetarë janë në Singapor për këtë rast, por vetëm një grusht gazetarësh amerikanë dhe të Koresë së Veriut, si dhe fotografë, u lejuan në vendin ku dy liderët përshëndetën njëri-tjetrin.Burimi”:VOA
Italia dhe Malta i treguan “dhëmbët” BE-së dhe OKB-së për çë...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë në Brazil p...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se miratimi i Statutit...
Ushtria po ndihmon zjarrfikësit për të kërkuar njerëzit e zh...
Me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Qe...
Sllovenët filluan sot të votojnë në zgjedhjet legjislative k...
Një propozim për emrin ka ardhur nga Sofja dhe ai është bërë...
Fëmijë të shkollave të mesme të Tetovës çdo ditë e më tepër ...
Në një kohë kur rreziku ndaj grupit terrorist ISIS vazhdon t...
Një biznesmen, i cili dyshohet se kishte planifikuar komplot...
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur rreth punës së qeveri...
Me 30.05.2018 në orën 3.30 në Stacionin Policor në Çair, një...
Më shumë se 30 përqind e burrave në Kosovë “pajtohen pjesëri...
Kryeministri i kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajm...
Trupi i pajetë i djaloshit 21 vjeçar nga fshati Vrutok është...
Për aktgjykimin e shqiptuar më 5 prill, afati përfundimtar k...
Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk do të dorëzohet në Gazetë...
Kriza politike në Itali është thelluar edhe më tej. Presiden...
Një grabitje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në një bane...
Nikolla Gruevski dhe Gjoko Popovski u shpallën fajtor për lë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...