Horoskopi javor, nga 4 qershor deri në 10 qershor 2018
DASHI 21. mars – 20. prill Marrëdhënia në çift do jetë e tu...
Të parkosh në Tiranë është një mision shumë i vështirë. Vështirësia e parë qëndron në gjetjen e një parkimi sidomos në rrugët kryesore. Problemi i dytë qëndron tek pagesa, që mesatarisht është 100 lekë për një orë, që për një person që punon 8 orë, i duhen 800 lekë në ditë, apo rreth 17.6 mijë lekë në muaj, nëse do të paguante për 22 ditë pune.
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë nga tarifa e parkimit arritën në një nivel rekord në vitin 2017, prej 338.3 milionë lekësh, apo rreth 2.7 milionë euro, që janë paguar nga përdoruesit e automjeteve në kryeqytet. Megjithatë, në raport me atë që Bashkia kishte planifikuar të mblidhte të fillim, kjo shumë është rreth 25% më e ulët (Bashkia priste të mblidhte 450 milionë lekë nga tarifa e parkimit në planifikimin fillestar të buxhetit).
Në krahasim me vitin e mëparshëm, tarifa e paguar për parkim është pothuajse dyfishuar, ndërsa në raport me vitin 2014 është pesë herë më e lartë (shiko grafikun). Bashkia Tiranë thotë se në vitin 2017, arkëtimi i kësaj tarife ka një rritje të ndjeshme, ?si rrjedhojë jo vetëm e riorganizimit të strukturave, por edhe mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë, por edhe në sheshet e iratuara për parkim?.
Shifrat bëhen të ditura në relacionin për projektbuxhetin faktik të vitit 2017.
Në total, Bashkia e Tiranës kishte të ardhura të veta (të taksueshme dhe jo tatimore) prej 10.5 miliardë lekësh në vitin 2017, ose 89% e asaj që planifikonte në fillim të vitit. Të ardhurat e taksueshme ishin 6.9 miliardë lekë dhe ato jo tatimore 3.6 miliardë lekë.
Zëri që solli më shumë të ardhura është taksa e infrastruktrës.
Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 3.33 miliardë lekë, me një rritje prej 170% në raport me vitin e mëparshëm. Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje (për një sipërfaqe totale 522 mijë metra katrorë) me rritje të numrit të lejeve prej 118%, në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë, ndërkohë që sipërfaqja është 2.5 herë më e madhe. Kjo është reflektuar dhe në arkën e Bashkisë, teksa taksa e ndikimit në infrastrukturë ka sjellë 33% të të ardhurave të veta. Ndërtesat e reja paguajnë 8% të vlerës së shitjes si taksë për ndikimin në infrastrukturë, çka nënkupton se vlera totale e ndërtimeve për të cilat është mbledhur kjo taksë, arrin në rreth 42 miliardë lekë, ose rreth 330 milionë euro.
Nga taksa e pasurisë së paluajtshme janë arkëtuar rreth 1.7 miliardë lekë, me një rritje prej gati 14%. Po rreth 1.7 miliardë lekë janë dhe të ardhurat nga tarifa e pastrimit dhe gjelbërimit.
Nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsmore u arkëtuan në total 681 milionë lekë (rreth 5.3 milionë euro), nga të cilat 415 milionë lekë u paguan nga bizneset dhe 266 milionë lekë nga rreth 110 mijë familjë.
Nga taksa e tabelës u arkëtuan 345 milionë lekë, nga taksa e fjetjes në hotel 83 milionë lekë./ Monitor
DASHI 21. mars – 20. prill Marrëdhënia në çift do jetë e tu...
Vijojnë kthjellimet me vranësira kalimtare në territorin shq...
Po çoni përpara disa strategji shumë interesante të cilat do...
Rita Ora ka nisur performancën e saj në sheshin “Skënderbej”...
Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në ...
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Zoran Gjor...
Kina paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara se “nuk do të hyjë...
Rita Ora ka nisur performancën e saj në sheshin “Skënderbej”...
Eksodi masiv i të rinjve në Maqedoni po vazhdon. Agjenci të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e den...
Ndërkohë që sezoni turistik po ulet këmbëkryq në vendin tonë...
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e s...
Tarifa në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonave p...
Polici shqiptar i njësisë speciale maqedonase “EBR”, Gentian...
Përmendorja “Ushtari në kalë” apo e njohur si përmendore e A...
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i është kundërp...
Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Zaev se nevojiten e...
Policia në Gjermani ka qëlluar me armë zjarri një person në ...
Pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është një nga frazat s...
Ndërkohë që pritet të rivendoset trau në “Rrugën e Kombit” n...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se Shtetet ...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...